• |
ide | kryesore

NATO-ja i shkon “në derë” Rusisë: Çfarë pritet nga samiti i Lituanisë

Lajme, Të fundit



Krerët e NATO-s mblidhen në 11 dhe 12 korrik në Vilnius të Lituanisë për një samit me në agjendë një sërë çështjesh që nisin nga anëtarësimi i Ukrainës, tek pranimi i Suedisë si dhe shqyrtimi i planeve të mbrojtjes pas shumë dekadash.

Ky do të jetë samiti i katërt i aleancës që prej nisjes së agresionit rus në Ukrainë. I pari u mbajt virtualisht në 25 shkurt 2022, vetëm një ditë pasi Rusia nisi luftën. Dy samitet e tjera u zhvilluan në Bruksel dhe Madrid.

Shpeshtësia e takimeve brenda kësaj periudhe kohe konstraton ndjeshëm me ritmin e mëparshëm më të ngadaltë të vjetore të NATO-s duke u kthyer në një dëshmi të qartë të fokusit që ka marrë konflikti i Ukrainës për aleancën më të madhe ushtarake të globit. Masa të larta sigurie do të rrethojnë këtë takim: tre njësi gjermane të mbrojtjes ajrore, Patriot do të dislokohen për të ofruar siguri gjatë punimeve të tij.

Edhe avionë të tjerë luftarakë do të patrullojnë në qiellin e Lituanisë së gjendur ndërmjet enklavës ruse të Kaliningradit e Bjellorusisë, e që prej kohësh është parë si hallkë e brishtë në krahun lindor të NATO-s. Samiti duket se do të dominohet nga ajo se si NATO-ja do ta definojë marrëdhënien e saj në të ardhmen me Ukrainën, pas thirrjeve të përsëritura nga presidenti Volodymyr Zelensky që Kievi të pranojë ftesë për t’iu bashkuar aleancës gjatë tubimit në Vilnius. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka bërë të qartë se Kievi nuk do të bëhet anëtar për aq kohë sa lufta vazhdon dhe se në samitin në Vilnius, po ashtu, nuk do të ketë ftesë zyrtare për Ukrainën.

Megjithatë, aleatët janë të ndarë se sa shpejt Ukraina duhet të lejohet që t’i bashkohet aleancës pasi të ndalen luftimet. Liderët e aleancës do të shqyrtojnë po ashtu mundësinë e forcimit të krahut lindor të NATO-s./REL



4 Comments

    1. Natoja i shkon ne dere Rusit??? Po a nuk eshte kjo nje kruarje bythe me gjethe fiku nga ana e USA ( se nato ka targen kot)???
      Kurioz si do reagonte USA nese Rusia do i sillte rraketat ne dere USAs, psh ti dislokontebne Kuba? Jam i bindur se do ja kishte hedh ne ere brenda dites. Kshu qe Amerika po e kruan bythen si shume, por ne kete rast nuk eshte as Irak e as Afganistan por po e kruan me “ariun” dhe po e nxore ariun nga strofa, eshte problem per te gjithe pastaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *