• |
ide | kryesore

“Beleri”/ Kreu i ri i diplomacisë kërcënon Shqipërinë me anëtarësimin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Beleri



Marrja e detyrës nga ministri i ri i Jashtëm i Greqisë, George Gerapetritis, ka bërë që tonet kërcënuese ndaj Shqipërisë të zënë sërish vend në parlamentin helen falë çështjes Beleri.

Teksa prezantoi planin e tij për marrëdhëniet ndërkombëtare me qasje të diplomacisë ekstroverte në katër vitet e ardhshme, pasuesi i Dendias u ndal te raporti greko-shqiptar, duke drejtuar gishtin nga çështja Beleri.

Sipas Gerapetritis arrestimi i Fredi Belerit do të ndikojë në marrëdhëniet bilaterale dhe në saj të ecurisë së saj Greqia do të vendosë nëse do të kushtëzojë apo jo rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Fjalët e ministrit të ri grek u dukën edhe si një kërcënim i pastër, kur në lidhje me ndalimin e kryebashkiakut të Himarës për shit-blerje votash, ai tha se “Shqipëria duhet të respektojë shtetin e së drejtës nëse dëshiron vërtet të bëhet pjesë e familjes europiane”.

Kreu i diplomacisë helene po ashtu u zotua para deputetëve se do të bëjnë gjithçka për lirimin e Belerit.

“Greqia mbetet e përkushtuar ndaj zhvillimit, sigurisë dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor dhe do të vazhdojë të marrë iniciativa për të përshpejtuar rrugën e tyre evropiane. Sidomos në lidhje me Shqipërinë, do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për t’i dhënë fund paraburgimit të vazhdueshëm të kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Shqipëria duhet të respektojë shtetin e së drejtës nëse dëshiron vërtet të bëhet pjesë e familjes europiane”, u shpreh Gerapetritis në Kuvend.



8 Comments

    1. e kan edhe keta shkerdhaten strategjik ashtu si ju shpelllare

      ju qiu aleati strategjiksi shqiperine edhe gerqine

      mos u zini kot se kurvat e aleatit strategjik jeni te dyja

  1. kemi pas një kupolë policie, që më shumë e adhuronte Berisha se sa Ministri i Brendshëm. Nëse e vini re në gjithë ngjarjet kriminale, që ndodhin rëndom në Shqipëri, Sali Berisha nuk ka asnjë rezervë për kupolën e policisë, “përveç kriminelit Ardi Veliu” që i bën të gjitha të zezat në emër të policisë. Madje dhe rrahjen e Berishës me grusht më 6 Dhjetor.

  2. Po po se ruan askush për Greqinë. Ça ka në dorë ajo do t’a bëj.Dhe taksirati I shqiptarëve që do rinë larg nga Europa sepse kështu don Ram antishqiptari e tani antigrek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *