• |
ide | kryesore

Emri/ Tragjedia me 3 të vdekur në Vilë Bashtovë, arrestohet administratori i plazhit

Lajme, Të fundit



Policia vë në pranga administratorin e pjesës së plazhit të Vilë-Bashtovës, në Gosë, Rrogozhinë, ku humbën jetën nga mbytja në det, 3 shtetas.

Nuk kishte marrë masa për sigurimin e jetës së plazhistëve, nuk garantonte shërbimin me vrojtues plazhi gjatë gjithë kohës, nuk kishte pajisur me sinjalizim dhe me kufizim me bova të hapësirës ujore, pjesën e plazhit që kishte marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, arrestohet 34-vjeçari.

Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur mesditën e datës 09.07.2023, në plazhin e Vilë-Bashtovës, ku humbën jetën nga mbytja në det, 3 shtetas (babai dhe dy djemtë e tij të mitur), strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin P. N., 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i operatorit turistik që kishte marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, pjesën e plazhit të Vilë-Bashtovës, ku ndodhi kjo ngjarje.

Arrestimi i 34-vjeçarit u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera në terren ka rezultuar se ky shtetas, në cilësinë e administratorit të parcelës së plazhit të marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, nuk kishte plotësuar kushtet e sigurisë sipas kontratës së lidhur mes operatorit ekonomik dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (kontratë e miratuar nga Ministria e Turizmit), dhe për pasojë janë mbytur në det, shtetasit E. H., 50 vjeç, R. H., 17 vjeç dhe M. H., 13 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë operatorët që kanë përfituar kontrata shërbimi përgjatë vijës bregdetare, që të ushtrojnë aktivitetin në përmbushje të detyrimeve për sigurinë e jetës së pushuesve dhe të marrin masa të menjëhershme për të përmirësuar edhe më shumë kushtet e sigurisë, pasi Policia e Shtetit nuk do të tolerojë në asnjë rast, shkelje të tilla që cenojnë sigurinë dhe jetën e pushuesve në plazhe.



9 Comments

  1. FOTO/ Rrajat, jo vetëm socialistë. Mbesa e Rrahmanit po bëhej gati për nënkryetare bashkie në Vorë nga Berisha

    1. Ku esht ajo psiqikja Kumbaresha, qe ben si pjeshke neper ekrane duke fol per suksesin e sezonit. Hajde se ofshamat e asaj nene qe esht e besimtare do zen dhe mbi femijet e politikanve qe lakatredhen ne plazhet e botes

  2. Edhe se është e vërtetë ç’të keqe ka. Nëse është demokrate do të thotë që është një vajzë e edukuar, shkolluar që i mendon gjërat ndryshe nga pjesa tjetër e familjes.Sa familje në Shqipëri janë të ndarë kështu. Ata që i shkojnë pas Ramës janë oportunistë e dallaveraxhinj ata që janë demokratë duan që Shqipëria të ketë shtet funksional, të drejtat e njeriut dhe një ekonomi dinamike pa ndërhyrjet e shtetit me tendera të personalizuara e oligarki.

    1. Shumë drejt komenti Gimi 11:16, vetëm një korigjim të vogël , ata që i shkojnë pas Ramës nuk janë dallaverixhinj e oportunist , por janë ose injorant, debila të lindur, ose drogaxhinj kriminelë si vetë ky kryemut që i shkojnë pas .

  3. E arrestuan administratorin e plazhit pasi u mbyten fatkeqet !!!
    Mu kujtua ajo barcoleta me Nastradinin qe sa here conte te birin te mbushte uje , i fuste nga nje shpulle duke i thene kujdes se mos thyen qypin. Nje person i tha Nastradinit, perse e qellon djalin , ai nuk e ka thyer qypin.
    Nastradini ju pergjigj: Po e qelloj tani qe mos ta thyeje qypin , se po e theu cfare rendesie ka shuplaka ime.

    Keshtu dhe ne shqiptaret. Veprojme vetem pasi behet gjema.
    Perse nuk e kishte kontrolluar me perpara policia kete administratorin qe nuk i kishte plotesuar keto kushtet e plazhit ?
    Nese e ka kontrolluar dhe ka mbyllur syte ( ndaj rryshfetit) te futen ne burg policet.
    Asgje e re ne ALBANISTANIN ton provincial.

  4. Ku esht ajo psiqikja Kumbaresha, qe ben si pjeshke neper ekrane duke fol per suksesin e sezonit. Hajde se ofshamat e asaj nene qe esht e besimtare do zen dhe mbi femijet e politikanve qe lakatredhen ne plazhet e botes

  5. Vetem ne Albanistan jepen plazhet me qira “operatoreve turistike” qe duan vetem te fitojne duke rrezikuar jete njerezish. Kafshe pa shpirt.

    PLAZHET DUHET TE JENE PUBLIKE DHE SHTETI DUHET TE SIGUROJE ROJET DHE PASTRIMIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *