• |
ide | kryesore

Manjani: Beni ka kohë që thotë “unë do flas dhe do marr me vete të tjerë”!

Arkiva, Lajme, Të fundit
edi rama arben ahmetaj



Nga Ylli Manjani

E shoh kështu këtë kërkesën për heqje imuniteti ndaj Ahmetajt:

E ruajtën momentin kur Ahmetaj të ishte jasht shteti. Fiks në atë moment çojnë kërkesën në Parlament, madje me shënimin të jetë seancë e mbyllur.

Pikërisht këtu qëndron thelbi i hallit, te MBYLLJA e seancës. Pra mbyllja e gojës.

Beni ka kohë që thotë “unë do flas dhe do marr me vete të tjerë”.

Ndaj për t’u siguruar që ai nuk flet i japin shancin të largohet në arrati. Por edhe po foli të paktën të jetë e mbyllur gjëja. Obsesion patologjik është fjala. Kush e ka këtë obsesion SPAK?

Natyrisht që jo.

E ka Ai…

Ndaj i ka ofruar largimin nga vendi. Kështu drejtësia bën punën e vet e qetë, parlamenti vendos si dele, ai vetë qetësohet, Beni nuk provon burgun. Populli duartroket udhëheqjen.

Pra win-win-win.

***

Prandaj i sugjeroj Arben Ahmetajt ta shpërthejë këtë skemë dhe të vijë sot në Parlament e të hapë kapakun e pusetës më të qelbur të këtij pushteti.

Arben Ahmetaj është dëshmitar i çdo qindarke transaksion që ka ndodhur në këtë vend. Nuk janë vetëm inceneratorët që kanë ndodhur këtu, por ka plot e plot, miliarda të shpërndara e rishpërndara sipas një axhende të kontrolluar nga lart. Beni është dëshmitari kyç i kësaj veprimtarie ekzekutive, politike e kriminale.

Ai qartësisht do t’i mbyllë gojën Benit. Beni duhet të zgjedhjë të flasë apo ta mbyllë gojën.

Nëse ka për të folur sot është dita. Nesër nuk i duhet më askujt se çfarë thotë ai,sepse të gjithë nuk do ta besojmë më.

Sot dhe këtu, në zemër të problemit e ka mundësinë. Nesër e as nga emigrimi nuk ngjit më asgjë.

Përballja është burrnia jo ikja.

Ikja apo kyçja e gojës e bën atë fajtor, biçim litari të kalbur që diçka bëhet sebep për t’u këputur.

Kjo çështje nuk është “kemi prova apo skemi prova”, por kemi burrni apo jo.

Kaq.



12 Comments

  1. Na mbushe mendjen edhe ti me te berit moral……edhe ti je i perfolur kur ishe minister drejtesie,nqs te theret spak do ta shesesh babaliken?

    1. Të ishte i perfshirë Manjani në korrupsjon do ishte pjesë e qeverisë akoma por ai u shkarkua sepse nuk ishte dakort me Ramën për reformën që po bën duke kap drejtësinë,prandaj mos ja fut kot ti patronazhist sepse shqiptarëve nuk ju ka humb kujtesa.

      1. nuk eshte ceshtja tek virgjeria e manjanit,

        Manjani po i kerkon Ben tigrit dicka per te provoku ramen dhe mbeshtetesit e rames, pra qe ty hyje frika sikur te flase Beni?!?!?! kaq mjafton qe ti hyjne te dridhurat cdo hajduti te ridhjerjes, se Beni si gjirokastrit qe eshte ka dokumente plot per te tere.

        PO beni si gjirokastrit qe eshte nuk ka pike burrnie 😀 kshu qe manjani i bie te genjeje debilat e shtuar jashtezakonisht ne PS. nga nje parti me disa kokkra intelektuale dhe nje mase te madhe fshatare injorante sigurimse, eshte kthyer ne nje parti pa asnje intelektuarl, me disa hajdute ridhjeres dhe me nje mase te madhe fshater injorante sigurimse te inkriminuar.
        manjani e di mire qe Ridhjerja do frikesohet nga Beni, ndaj ja shton dozen e frikes

    2. Manjani u shkarkua se nuk ishte dakort me Ramën sepse po të ishte i korruptuar do ishte akoma pjesë e qeverisë prandaj mos ja fit kot patronazhist sepse shqipttarët janë ok me kujtesën,nqs është siç thua ti pse nuk i fut n burg sepse të gjitha pushtetet i ka rama, ka gurin dhe arrën n dorë.

      1. mos u kthe pergjigje krimbave te ridhjerjes mavi.sekt satanik nga kembet deri tek kryemuti i madh,psikopati me kartele.

  2. Ore po ky me cfare jeton? Cfare ka bere ne jete pervecse ca muaj minister? Pse nuk flet meqe edhe ky di ca gjera? Pastaj te flase edhe Beni, edhe Saje Qorri, edhe . . ketu eshte mire te flasin te gjithe. Por para se te fillojne te flasin ti dorezojne popullit parate qe u kane vjedhur gjithe keto vite. Se vetem e folura apo ca muaj burg , e pastaj te vijojne te shijojne parate e vedhura, nuk mjaftojne.

    1. Or plehre, qe e keni mendjen vetem te hidhni balte mbi keto qe kritikon Larmadhnine e tij, Ramen.
      Manjani eshte avokat. Une kam shkuar nje here per ceshtje pune ne zyren e tij dhe mund te them qe eshte nje avokat dhe njeri shumer i mire.

    1. Plotesisht e sakte ajo qe thote Manjani! Keshtu ndodhi edhe me Tahirin : tha do flas,por nuk foli ,po burgun nuk e beri tammam ,sepse beri koncesion me Edvin mavijen! Ky duhet te zgjedh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *