• |
ide | kryesore

Nis tërheqja e policisë së Kosovës nga veriu

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kosovës



Policia e Kosovës ka nisur të reduktojë trupat policore në veri të vendit pas marrëveshjes me BE-në. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka konfirmuar për mediat se vendimi i qeverisë ka nisur të implementohet.

“Pas marrjes së vendimit të Qeverisë nga ana e menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në terren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të implementohet”- tha ai.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak kanë rënë dakord për hapat që do të hidhen për shtendosjen e situatës në veri.
Në një përgjigje për KALLXO.com, BE thotë se ata janë dakorduar për zvogëlimin e menjëhershëm të prezencës së policisë brenda dhe përreth ndërtesave komunale, vlerësimin e vazhdueshëm të gjendjes për zvogëlim të mëtejmë të kësaj prezence, nxitje të zgjedhjeve të parakohshme lokale si dhe vendosjen e bazës së nevojshme ligjore.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se si do të zbatohet në dy javët në vazhdim marrëveshja e Bratisllavës, për shtendosjen e situatës në veri, që u arrit të hënën mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe emisarit të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak.

Sipas kalendarit të publikuar nga kryeministri, në javën e parë parashihet që Qeveria e Kosovës të shpallë publikisht gatishmërinë për të punuar në drejtim të shtendosjes së situatës, duke përfshirë reduktimin e menjëhershëm për 25% të prezencës së policëve brenda dhe rreth ndërtesave komunale.

“Qeveria e Kosovës shpall publikisht gatishmërinë e saj për të punuar në drejtim të shtensionimit të situatës si dhe për të mos ndërmarrë hapa që mund të eskalojnë situatën në veri të vendit. Kjo përfshinë reduktimin e menjëhershëm për 25% të prezencës së policëve që gjenden brenda dhe përreth ndërtesave komunale”– thuhet në kalendarin e publikuar nga kryeministri Kurti.

Si vazhdimësi e javës së parë, theksohet që Policia e Kosovës të kryejë rregullisht vlerësime të përbashkëta të sigurisë me EULEX-in dhe me KFOR-in. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Jo ore, ashtu e.. Po meSerbet u ndeshet, dhe fituat? Patjeter..me pordhe.. Tani humbet edhe procesin e integrimit, edhe ndihmat, edhe USA e EU..Po luteni per fonde. Albini i atij Arber Kosoves, i beri akordet me serbet, dhe shume nga paria kosovare (patriote), tani ne fund te muajit le te marrin borxh nga emigracioni..VK pordhac mosmirenjohes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *