• |
ide | kryesore

Zbori total i Albinit

Arkiva, Blog, Ide
zgjim hyseni psd



A e dini çka është zbori? Pyetini ngapak njerëzit në Shqipëri! Nën regjimin stalinist të Hoxhës, një herë në vit i madh e i vogël kapnin armët e futeshin në llogore. Armiku sulmon kur më së paku e presim. Ndaj, arma më e fortë e popullit ushtar është vigjilenca.
Gjendja është ajo e rrezikut permanent sepse ideologjia e zborit është gjendja e jashtëzakonshme. Kjo gjendje kërkon shpëtim, andaj sy e vesh i kemi kah komandanti. Kështu, pushteti bëhet ekzekutiv, kurse të drejtat pezullohen
Zbori i Albin Kurtit ishte total. Askush s’mbeti autonom, të gjithë u zunë brenda linjave të konfliktit. PDK, LDK, AAK, opinionistë e gazetarë, të gjithë u ndezën; edhe andej kufirit, Rama me lobing, Saliu me fermanin damkë, intelektualë e aktivistë, radikalë e të moderuar; dikush me imperializmin, dikush te vatra e zjarrit, disa në llogore. Të gjithë i kanë shërbyer Kurtit sepse rreth zborit u vërtiten të gjithë.
E zbori është sa i vërtetë dhe postmodern. Qëndrimi në betejë është free lance, pa obligim. Arma është tastierë, llogore janë rrjetet sociale. Nuk ka sot situatë të Luftës së Ftohtë as Bashkim Sovjetik. Ndaj zbori nuk mund të përsëritet njëjtë. Sanksionet dhe ashpërsimi i marrëdhënieve ishin rrezik real. Kurti e di mirë se nuk rrin gjatë në pushtet përkundër tyre. E kur kujtojmë se pushteti i zborit është determinues për historinë, ai nuk do ta rrezikonte rolin që i ka dhënë historia. Prandaj tërhiqet. Prandaj e bën Asociacionin.
Lajmi erdhi nga Bratisllava. Pika e parë e Marrëveshjes është premtim që asgjë nuk do të bëhet pa KFOR-in dhe EULEX-in. Ndërkohë, nga kjo gjendje çfarë mbetet? Efekti i vetëm real është pastrimi i terrenit për Asociacionin. Të gjithë ia kërkuan tërheqjen. Kush do ta kritikojë për Asociacionin tash? Të shohim nëse do të shohim pak virtyt tek ata që vërtet ia besuan luftën.
Ndërkohë, në secilin rast zbori historinë e shkruan vetë. Është faqebardhë para brezave. Askush nuk ka shpjegim më të saktë sesa pararoja që ka shkrirë në një politikën dhe shkencën. Kjo shkrirje na e rezervon monopolin interpretues. Sakaq e sjellim në lojë dyshen e famshme “strategji-taktikë”. Gjithçka bëhet mjet, mjet i mjeteve të qëllimit. “Taktikë-strategji”, kjo është streha e oportunizmit. Në një kohë dhe vend tjetër kështu do shpjegohej edhe mizoria. Ndërsa udhëtojmë në rrugën lineare të parajsës së përbotshme, agjenti u bë makiavelist.
Secili që nuk e kremton natyrën afirmative të idealeve barazitare, qoftë edhe në situatë lufte, ka përvetësur nga armiqtë kuptimin hobsian mbi njeriun. Ngjarja hapë mundësitë e reja për shoqërinë, prandaj luftërat e vërteta përcillen me dashni e kangë. Udhëheqësi që luan me frikën do veç sundim.

Shkruar enkas per Lapsi.al nga nwnkryetari i PSD Zgjim Hyseni



20 Comments

  1. Sali Berisha është xhindosur në një konferencë shtypi kur një reporter e pyeti nëse është thirrur nga SPAK.

    “Je prokuror ti apo gazetar” ? foli Berisha me zë të lartë.

    E më pas tha se nuk është thirrur në SPAK javën e fundit,

    1. Se kam shkruajtur asnjëherë këtë fjalë sepse nuk më është dukur asnjëherë e vërtetë, përveç se sot – tradhëtarë. Ai përgjim, nëse i vërtetë, nuk tregon asgjë tjetër përpos tradhëti kombëtare.

      Shpjegon shumë si veprimet e Albin Kurtit dërguan Kosovën në sanksione, minuan marrëdhëniet jetike të Kosovës me mbrojtësit më të rëndësishëm të sigurisë së saj, shpartalluan marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë, duke përçare dy shtetet më të mëdha Shqiptare, dhë në fund po çimentojnë shkëputjen e veriut të Kosovës nga shteti i Kosovës.

      Nëse vërtetë është agjend Serb, ai e ka kryer detyrën me shumë sukses që sot.

  2. Udheheqesi qe luan me friken do vec sundim. Eshte e vertete kjo; edhe argumenti i zotit Hyseni ne shkrimin e mesiperm ka logjike.
    Albin Kurti eshte politikan keshtuqe eshte e natyrshme te dyshosh ne arsyet e nje politikani. Nese do te rezultonte e vertete qe ai e beri gjithe kete provokim (le te quajme keshtu), per te luajtur me friken e qytetareve te Kosoves, do te ishte pak per ta quajtur zhgenjyese; do te ishte e turpshme dhe kriminale.
    Me gjithe c’kam mundur te verej dhe kuptoj nga sjelljet dhe veprimet e tij, mendoj qe nuk eshte ky rasti. Nuk eshte as ai rasti tjeter, qe e cek lehtazi edhe zoteria me lart, qe e ka shtjelluar gjere e gjate miku i zotit Andi Bushati, Ben Blushi; sipas te cilit Albin Kurti do te martirizohet… jam mese i bindur qe kete enderr perverse e ka patur vete Ben Blushi, porqe perfundoi ne nej zhgjenderr te turpshme i zhytur ne qenefhanen e korrupsionit, cka e ka bere edhe mikun e tij Bushati te pakten te heshte dhe te mos ia permend me emrin. Ne te vertete, si ne rastin e pare te zotit Hyseni edhe ne kete te zotit Blushi, sidomos ky i fundit,kemi te bejme me nje xhelozi, zili dhe cmire te perzier bashke ndaj Albin Kurtit.
    Ja ku desha te dal. Pervec arsyeve te tjera qe i dime dhe jane thene e sterthene se pse sulmohet kaq shume Kurti, eshte edhe xhelozia ndaj tij. Me te vertete qe ka shume qe sulmojne pikerisht per kete arsye. Duhet te kuptojme: rrethana politike (kosove-serbi) eshte a pazakonte; Albin Kurti eshte po nje politikan i pazakonte, ne kuptimin qe eshte i pakorruptuar, i kulturuar, edukuar dhe me dije te thella. Keto meritat e tij, plus rrethana e pazakonte dhe si rrjedhoje dhe e favorshme per nje loje te forte politike kane bere qe Albin Kurti te jete ky qe po e komentojme, dhe ky qe po xhelozohet nga shume cmirezinj.
    Trim ka qene Thaqi, po kaq ne mos me shume edhe Haradinaj, trima kane qene te gjithe komandantet e UCK-se, por asnjeri prejt tyre nuk beri, as do te bente, madje as do ta conte nder mend te bente kete qe po ben Albin Kurti. Po keshtu na dalin frikacake keta – mund te thote me plot te drejte cilido! – po, keta trima jane frikacake! Frikacake i ben te qenit te korruptuar, por edhe mungesa e atyre cilesive te tjera individuale intelektuale qe i ka Kurti.

  3. Zgjim Hyseni, eshte akoma ne jerm e nuk eshte zgju nga denimi qe populli u dha sharlataneve qe SHIKu i Thacit i futi ne VV per te shkaterru VV por qe VV u dyfishua qe kur fekalet e Thacit si ky Zgjimi, Dardan Molliqaj etj, u larguan nga VV, ndersa keta u grumbulluan ne nje particke me 6 anetare gjithsej, dhe qe thyen rekord, se eshte e vetmja parti ne shqiptari qe kishte frike te hynte ne zgjedhje perseri(pas rezultatit te pare). Ky eshte Zgjimi. Ndersa per Albinin mos te lodhet as ky, as me i mire i kesaj bote tna flas se pervec se po behen te padurueshem,as nje vote te vetme sia heqin dot me shpifjet dhe propaganden e tyre,perkundrazi po e perseris, ia humbin besueshmerine fjaleve te tyre,ne gjera te tjera qe mund te thone neser per dike tjeter,Pra propgande qe bie ne uje.Ju shtofte inati.Pershendesim dhe Meron,(se do e leme pa pershendet per disa kohe)Mererat, Kimetet,Milaim zezrat e Milazim Krasniqrat me ate foton e djeshme.Vazdo ti Mero mundohu percaj VV-VJosa, nderkohe pergjigjen e more dje me ate foto.Mos u merzit,se inati dhe smira te demtojne shendetin, Ore po demtoni mardheniet ndershqiptare se spo ia ndjen kujt per shendetin tuaj, Ndaloni o te marre si ne Kosove edhe ne Shqiperi se po beni dem. Ndoshta,sa te zgjidh problemin e Zjednices dhe veriut, Albini eshte mire te terhiqet pergjithmone, e le t’na vije djali i Milzam Krasniqit(qe eshte avokati me i madh i kombit kosovar bashke me Matoshin), dhe Nexh Spahiun, Keta meritojme edhe ne Kosove edhe Shqiperi,.Kush ka memorie te mire, ta mbaje mend kete fjalen time,Nje dite do e kerkoni Albinin.. Nqs Abini qenka kunder Shqiperise sic mashtrojne disa, do shihni djalin e Milazimit, Nexhin, e LDK. Albin terhiqu dhe lere,Kosoven te ndahet, shqiptarine te veteshkaterrohenn,se ky toksiteti i ketyre monstrave inatcore ne Kosove e Shqiperi, po behet i padurueshem. Shqiptari ka qene historikisht armiku kryesor i vetevetes. Zgjim dhe Jermanxhinjte e tjere ne Kosove e Shqiperi, bujrum dilni mateni veten ne zgjedhje dhe fitoni, e boll na kakarisni cdo dite.He pra tregojeni veten ju, lereni Albinin

  4. Shikoje një paneliste të irrituar që bën pretencën nëpër ekrane. Dhe kërkon se kush duhet të jetë i akuzuar e kush i burgosur, e kush i izoluar, e madje edhe me sa vite burg.

    Përse këta panelistë që natyrisht përfaqësojnë politikanë nuk çojnë në SPAK dyshimet apo provat që ata kanë për “politikanët e nivelit të lartë”Albini po lepin ate qe peshtyu vete por arbri i kosoves do ta mbroj ceceni serb albin

  5. Asgjë e re nuk ka ndodhur në harkun e këtyre dy javëve për t’u “dorëzuar”, përveç publikimit të audio përgjimeve të shefes së grupit parlamentar të Albin Kurtit, Mimoza Kusari, me liderin famëkeq të serbëve, Milan Radojçiq.

    Kryeministri populist, i cili bënte sikur luftonte për të mbrojtur Veriun e Kosovës, në të vërtetë rezulton i koordinuar me qarqet ekstremiste serbe për këtë situatë dhe në momentin që u bën publike pazaret e tij, u dorëzua.

  6. B R A V O ALBIN!
    Po i ban serbet me votu.Kjo asht nji fitore dhe e dyta i’a dhjeve ne ftyre Vucukut dhe Edvin shkerdhukut,se nuk jane te gjithe kryeministrat e Kosoves te korruptum.
    Vazhdo mos u ndal,hap pas hapi dhe te dy bolet vucuk-edvinuk do te zgerlaqen plotesisht.

  7. që për 33 vjet, Sali Berisha, jo thjesht vetë, por ka instaluar në politikë dhe në të folurën publike, “teorinë e kryeprokurorit”.

    Berishizmi në politikën shqiptare njihet pikërisht për këtë veçori që është thuajse unike në Shqipëri kaq shumë e përhapur. Në vendet përreth nesh, nuk ka qenë shumë e përhapur kjo kulturë e linçimit dhe akuzimit të përbindshëm të kundërshtarit politik.

  8. Albini me ardhe ne Shqiperi, fiton. Do ta donim nje KM te tille edhe ne shqipet kendej kufirit. Ndersa ju zoteri qe paskeni shkruar per zborin, pse nuk shkoni imigroni ne Beograd. Askush nuk ka nevoje per budalliqet tuaja.

    1. Një ditë më parë Sali Berisha deklaroi se Arben Ahmetaj me ndihmën e Edi Ramës po merr azil politik jashtë vendit. Madje, partia e tij e gjeti edhe shtetin ku ndodhej ish-zv.kryeministri duke deklaruar se ka udhëtuar drejt Kanadasë.

      Mirëpo sot, Sali Berisha tha se Arben Ahmetaj po negocion me kryeministrin Edi Rama për t’u kthyer në Shqipëri.E shikoni o cecene dhe salihu di dicka per benin,ka folur ai dhe beni i ka then do vij per ty si mik te vjeter qe jemi.Futi nje shkume ti i albinit te Kusari Lila

  9. Mos u dorëzo!

    Sepse në Akuzat e SPAK për ty, nuk pashë asnjë akuzë për inceneratorët. Dhe imagjino, na është thënë se inceneratorët, që janë ca mrroklla që përpunojnë plehrat, janë afera më e madhe e korrupsionit shqiptar në histori!

    Mos u dorëzo!

    Sepse akuzat për shumat që akuzohesh ti, për vilat, për pastrimin e produkteve të veprave penale apo mosdeklarimin e pasurisë, janë kaq minore krahasuar me çfarë priste mileti. Eshtë pak a shumë si akuzat për gjenocid kunder Nexhmijes e bllokmenëve e që përfunduan në akuzat për kafenetë e konsumuara pa kriter.

  10. Ky ka bere nje mishmash fjalesh, eshte nisur per te sulmuar Kurtin duke tallur me zborin e shqiptareve e shkrete, ne fund ben vetevrasje dhe ky vegel me kosto te lire e Soros! Vlla, e mundni dot Kurtin me vote apo ka mbeshtetje popullore ai dhe vazhdon ne idealin e vet per te mbrojtur Kosoven poliikisht? A t’i cliroi 3 poicet qe morri peng Vucici? Po e fut ne zgjedhje veriun ku serbeve u duhet pjesemarrja me detyrim tani? Shyqyr qe keni Kurtin qe s’ben korrupsion dhe do merret populli me te uritur per para si Ty? Shko mor kar me zile, laj gojen para se te zesh Kurtin me goje se ne dashte ai e mbledh gjihe Shqiptarine aq popullor eshte! Keto jane shashka alla Amerike per te imponuar Kurtin te pranoje cdo Serbia qe ti largohet Rusise! Mesa duket nuk e dine historine e Serbise ne luften 1 Boterore si i shpetoi Rusia nga shfarosja serbet qe erdhen deri ne Shqiperi per te shpetuar!

  11. një video-je ku Doktori dhe Zeni ecin në Gjermani bashkë të vetmuar, e mërziti shumë Mulin.

    Aq më tepër duart e Doktorit pas sikur i kishte lidhur me pranga.

  12. Ndaj dhe nga mëngjesi në darkë, në televizione dhe portale shohim live Sali Berishën dhe Ilir Metën, se i ka blerë Rama mediat.

  13. Gafa e kontraktores Ola Xama – ngatërron projektin e IFC të Bashës, e mundohet të shpëtojë Ahmetajn duke fajësuar pa të drejtë Veliajn. Më shumë se plehrat, vjen era e gazetarisë si killer me pagesë!

    Ironia e gazetarit investigativ: Si mundet që Veliaj të akuzohet për një projekt të kopsitur nga ish kryebashkiaku për një projekt të kopsitur nga ish kryebashkiaku Lulzim Basha për landfillimin e ta lidhës këtë me incenerimin? I bie që “koka e inceneratorëve” na del Luli…

  14. Shyqyr qe ne kosove ka opozite. Ne Shqiperi ka dek. Albinin ka pak qe se duan e ka shume qe e votojne. Opozita Kosovare duhet ta kapin demin Albin nga koka se nga bishti demi z’do me ja dijt. Me te tilla shkrime ku ka inflacion fjalesh e arsyetim pak, Albini do ta keni ne krye te qeverise per shume vite.

  15. Vulin non grata, Vuçiç nuk e shkarkon: SHBA të na japë prova dhe do e ndjekim penalisht,dy kriminelet serb salih e vucic te ne nje mendje duan provat qe amerika tja tregoje,kur te dy i din provat

  16. Lexon Lapsin e Bythqireve Andi dhe Shkullaku dhe mendon sikur jeton ne kohen e osmanllinjve! Nje mentalitet i pakuptueshem nga shume ne Shqiptaret! Te lani gojen kur flisni kunder saliut dhe albinit thuhet ne shqip! Beni tre here abdes quhet ne gjuhen Kosovarce berishiste! Kemi fituar pavaresine 111 vjet me pare Kosova me shpejt ne ish Jugosllavine dhe akoma Zoterinjte quhen pashallare! Akoma thuhet qe Albini apo Saliu apo Albini po u ban zbor kombit! Urime o mendje mykur,injorante dhe primitive!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *