• |
ide | kryesore

Zëri i Amerikës: Dosja Ahmetaj si “Kutia e Pandorës”!

Arkiva, Lajme, Të fundit
Arben Ahmetaj Zeri i Amerikes



Në Shqipëri, ish zevendëskryeministri Arben Ahmetaj, bëri të qartë sot se nuk ka ndërmend të kthehet në vend, “përpara se e vërteta të marrë rrugë e dritë”. Ai i bëri këto komente në një postim në Facebook pak përpara nisjes së seancës së parlamentit, në të cilën u votua thuajse në unanimitet në favor të kërkesës së Prokurorisë së posaçme për arrestimin e tij. Deklaratat e ish zëvendëskryeministrit u përforcuan dhe nga avokati i tij Henrik Ligori i cili tha për mediat se zoti Ahmetaj “ndodhet pranë familjes në Angli” dhe se do të kthehet “kur të ketë liri”.

I dyshuar për të paktën tre vepra penale, që nga korrupsioni, fshehja apo mosdeklarimi i pasurisë dhe pastrimi i parave, ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u largua nga Shqipëria pak përpara se Prokuroria e Posaçme të firmoste shkresën me të cilën i drejtohej parlamentit për të patur autorizim për arrestimin e tij. Të premten e shkuar ai kaloi kufirin tokësor me Greqinë, dhe hipotezat mbi vendndodhjen e tij, u bënë subjekt hamendësimesh.

Mënyra e largimit dhe koincidenca me veprimin e Prokurorisë ngritën dyshime të forta se mund të bëhej fjalë për një largim aspak të përkohshëm. Sot ai vetë, në një reagim të gjatë në Facebook, ai la të kuptohej qartë se do të jetë pikërisht kështu. Ndërsa shkruante se dikush i kish thënë se e donin në burg ai theksoi se “nëse do ta meritoj, sigurisht që do të ndodhi…po jo përpara se e vërteta të marrë rrugë e dritë”.

Më pas e gjitha u konfirmua dhe nga avokati i tij, Henrik Ligori, sipas të cilit zoti Ahmetaj “ndodhet pranë familjes në Angli” dhe se do të kthehet “kur të ketë liri”.

Ndërsa shpjegonte pozicionin e vet, duke hedhur poshtë të gjitha dyshimet e rënda të ngritura ndaj tij nga Prokuroria, teksti i tij ishte po ashtu i mbushur me insinuata. “S’kam marrë pjesë në procedurat e inceneratorëve. Letra do të dalin, e nëse dikush do të kërkojë t’i fshehë, do dalin gjithsesi”, shkruajti ai, duke e konsideron veten një kokë turku. “Hetimi im s’ka pasur fare të bëjë me inceneratoret, se unë për shkak të pozicioneve skam pasur tagër të përfshihem në procedurat e tenderimit. Eshtë hetuar Arbeni, jeta e tij për 25 vite, dhe jo procedura. Të thahet liqeni, mbase ngelet peshk në taban. Standart që s’duhet t’i përkasë drejtësisë së re”. Dhe nuk munguan as notat e zhgënjimit ndaj kolegëve të tij të majtë, kur duke ironizuar shkruajti se “falenderoj dhe kolegët e mi të mazhorancës dhe opozitës për nxitimin e treguar këtë javë. i “mirëkuptoj” për këtë, sepse politika dhe drejtësia e re e akoma e hershme për t’u quajtur e maturuar, kërkojnë statistika”.

Sipas Prokurorisë, nga hetimet është vërtetuar një lidhje e ngushtë mes zotit Ahmetaj dhe dy sipërmarrësve që përfituan kontratat e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, si dhe mbështetja që siç thonë prokurorët, ish anëtari i qeverisë, në funksionet e ministrit të Ekonomisë e më pas të Financave, i ka ofruar atyre, duke marrë shpërblime në shkëmbim.

Dosja ndaj zotit Ahmetaj, me ato pak elementë që janë bërë publikë deri tani, i ngjan një “kutie të Pandorës”, e cila duket se implikon që nga individë privatë, deri te një rreth i gjerë zyrtarësh të thuajse të gjitha niveleve, të vënë në shërbim të interesave të dy sipërmarrësve.

Në parlament, opozita shfrytëzoi sërish seancën e sotme për të akuzuar shumicën, duke drejtuar gishtin ndaj kryeministrit Edi Rama, si përgjegjësin kryesor sipas saj të çështjes së inceneratorëve. “Askush tjetër, duke nisur nga Edi Rama dhe çdo ministër që ka votuar në mbledhjet e këshillit të ministrave, jo vetëm kanë mbyllur sytë, po kanë nxituar të fimosë, të çertifikojë çdo letër, çdo shkresë që ka shkuar nga kompjuteri i Klodian Zotos. Kjo dosje na provoi secilit prej nesh se çfarë është kapaja e shtetit. Unë e di që një pjesë prej jush e kanë lexuar dosjen e nuk janë ndjerë mirë. Nuk janë ndjerë mirë për faktin se kanë kuptuar se qeveria e Edi Ramës në fakt nuk ishte qeveria e Edi Ramës, ishte qeveria e Klodian Zotos. Kanë kuptuar se qeveria e Edi Ramës nuk ishte grdiane e buxhetit të shtetit, por ishte lëvruese e fondeve në mënyrë të paligjshme për dy biznesmenë të lidhu me të, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri”, deklaroi kryetari i grupit demokrat Gazmend Bardhi.

Socialistët ju përmbajtën rigorozisht aspektit teknik e procedurial të çështjes, duke votuar më pas, siç dhe kishin paralajmëruar, në favor të kërkesës për arrestimin e zotit Ahmetaj. Një votim thuajse në unanimitet me vetëm 3 abstenime.

Ndërsa kryeministri Rama, i cili qëndroi disa minuta në sallë në hapje të seancës, për t’u rikthyer pasi përfundoi ndërhyrja e përfaqësuesit të opozitës, bëri të ditur më vonë, se do të thyente heshtjen mbi rastin, sot në mbrëmje, duke ju drejtuar opinionit publik./Zëri i Amerikës



7 Comments

  1. ore keta jane per burg te gjithe nga i pari tek i fundit me ramen te parin

    nga 2013 e deri me sot, ka material per cdo dite per ti fut ne burg si ridhjerje

    ptuuuu rrace muti

  2. Zeri i Amerikes. Duhet te pyesi Belinda Ballukun. Per rruget e shtruara. Per energjine qe shet e te tjera dhe jo ti beje pyetje pambuk qe te pergjigjet sic don ajo , Kjo eshte nje Hajdute e madhe qe flet me ze femije!Hapjani letrat kesaj dhe do te shikoni sa e nxire eshte Sa ka vjedhur dhe ku i ka cuar?Shikono. Do te kthehet ne nje shtrige kjo gjakpirese

  3. Nje gje eshte e vertete NUK MUNDET NE NJE DITE TE FIRMOSIN 13 MINISTRI
    VETEM RAMA MUND TI URDHEROJE NEPERMJET Agacit
    Rama duhet ne burg jo vetem Ahmetaj

    1. Futini nje denim duke i ber qytetare amerikane. Llogarite bankare i kane te majme. Ne pidh te semes albania.
      Mbahu dhjetnam! Jorgon bejeni greko= amerikan, vendlindja bunker ferra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *