• |
ide | kryesore

Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin

Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e arrestit për fituesin e zgjedhjeve të 14 majit të Bashkisë Himarë.

Beleri kishte kërkuar lirimin nga qelia, por trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja vendosi lënien në fuqi të vendimit të GJKKO-së, që ka dhënë masën “arrest me burg ndaj tij”.

Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik.

GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Tiranë, më datë 14.07.2023

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 14.07.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 114 akti, datë 05.07.2023 regjistrimi, me objekt “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal”, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim Dh.A.B., ndaj vendimit nr. 259, datë 20.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 259, datë 20.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”- thuhet në komunikatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *