• |
ide | kryesore

Media shqipfolëse e mbytur nga disinformimi mbi luftën në Ukrainë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Media shqipfolëse e mbytur nga disinformimi mbi luftën në Ukrainë



Nga Besar Likmeta

Me 24 mars 2022, pak më shumë së katër javë pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, media kryesore shqipfolëse në rajon raportuan se Hunter  – djali i presidentit të ShBA-së, aleatit kryesor të Shqipërisë në , financonte laboratorë me armë biologjikë në Ukrainë.

Sipas databazës kundër disinformimit të Task Forcës për Komunikim Strategjik të BE-së, EuvsDisinfo, ky lajm është pjesë e një narrativë e përsëritur disinformuese pro-Kremlinit, cila synon të justifikojë pushtimin e Ukrainës nga Moska.

Edhe pse publiku dhe qeveria shqiptare e kundërshtojnë me forcë agresionin rus të Ukrainës, kjo nuk i ndaloi 30 media shqipfolëse në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ta ndanin këtë lajm të rremë, duke e shpërndarë në faqjet e tyre në internet dhe në media sociale.

Fatkeqsisht, ky nuk ishte lajm i vetëm i rremë që ka qarkulluar në mediat shqipfolëse mbi luftën në Ukrainë. Një analizë e thelluar e ndërmarrë nga  e lajmeve mbi luftën në Ukrainë të publikuara nga mediat shqiptare gjatë 8-muajve të parë të vitit 2022, tregon se ato u përmbytën me lajme të rreme dhe disinformim rus.

Gjetjet e këtij monitorimi janë përmbledhur në raportin: ‘Lajmet e rreme mbi pushtimin rus të Ukrainës në mediat shqipfolëse.’ Në këtë raport analizohen lajmet e rreme, të bazuara në falsifikime të qëllimshme, dhe imazhet dhe videot e nxjerra jashtë kontekstit mbi pushtimin rus, të shpërndara nga media shqipfolëse në internet dhe rrjetet sociale, kryesisht ‘Facebook’ dhe ‘Youtube’.

Në këto media bëjnë pjesë faqet e internetit të mediave digjitale në vend, televizionet, radiot dhe gazetat, si dhe kanalet e tyre në rrjetet sociale. Mediat digjitale, të cilat në vend njihen shpesh si portale lajmesh, priren të kenë një numër më të madh të ripublikimeve të lajmeve të rreme në krahasim me mediat standarde – kanalet televizive ose shtypin e shkruar, kjo për faktin se numri i tyre është më i madh.

BIRN arriti të indentifikonte gjatë kësaj periudhe mbi 41 lajme të rreme, si dhe foto dhe video të dekontekstualizuara të qarkulluara në media shqipfolëse dhe platformat e rrjeteve sociale. Ngjashëm me pretendimet për lidhjen e Hunter Biden me laboratorët e paqenë të armëve biologjike në Ukrainë, këto lajme janë publikuar nga më shumë se një media, për një total prej 793 ripublikimesh të regjistruara.

Mediat që kanë botuar më shumë lajme të rreme janë mediat që kanë botuar më shumë lajme në tërësi mbi pushtimin rus të Ukrainës. Megjithatë, frekuenca e publikimit të lajmeve të rreme mbi pushimin rus të Ukrainës në mediat shqipfolëse është e ulët. Shumica e mediave të monitoruara në gjuhën shqipe (58.5 për qind) kanë publikuar vetëm një lajm të rremë dhe vetëm një grusht mediash (3) kanë publikuara më shumë se 10 artikuj të rremë.

Mediat shqiptare kanë në përgjithësi struktura të dobëta editoriale, ndërkohë që strukturat editoriale në mediat e sapokrijuara digjitale janë pothuajse inekzistente, gjë që shpjegon sasinë e lajmeve të rreme që përkthehen dhe ripublikohen në to. Duke qenë se shpesh lajmet e rreme krijohen për t’u shpërndarë në mënyrë virale në mediat sociale, kjo i bën ato tërheqëse për ripublikim në internet nga media që rendin pas titujve “karrem” dhe klikimeve kundrejt fakteve të verifikuara dhe informacionit të thelluar.

Është e rëndësishme të theksohet se numri i lajmeve të rreme është një fraksion i numrit të përgjithshëm të lajmeve të publikuara nga mediat shqipfolëse mbi pushtimin rus të Ukrainës.

Përveç lajmeve të rreme dhe fotove jashtë kontekstit fillestar, në shumë raste mediat shqiptare kanë botuar dhe artikuj verifikues që i demaskojnë lajmet e rreme mbi agresionin rus. Fatkeqësisht, siç ndodh dhe në kontekste të tjera mediatike, lajmet e rreme janë shumë herë më virale në mediat sociale se artikujt që i demaskojnë ato.

Pjesa më e madhe (61 për qind) e lajmeve të rreme që qarkulluan në mediat në gjuhën shqipe dhe në kanalet e mediave sociale në lidhje me pushtimin e Ukrainës kishin mesazhe pro-ukrainase dhe 39 për qind përçonin mesazhe pro-ruse.

Të dhënat tregojnë se lajmet e rreme në gjuhën shqipe me mesazhe pro-ukrainase kishin një shkallë më të lartë ndërveprimi/angazhimi në mediat sociale krahasuar me ato me mesazhe pro-ruse. Kjo sugjeron që orientimi ideologjik i lexuesve shqiptarë është thellësisht pro-Ukrainës dhe aleancës së vendeve Perëndimore që po e mbështesin Kievin të përballet me agresionin rus.

Disinformimi i mediave të Kremlinit

 përdor metoda të drejtpërdrejta dhe të fshehta për të përhapur narrativat e saj dhe për të zgjeruar shtrirjen e fushatave të saj të disinformimit në Perëndim dhe në mbarë botën. Përveç lajmeve të rreme që qarkullohen kryesisht nëpërmjet platformave të mediave sociale, mjetet kryesore të fushatave të disinformimit të Rusisë janë mediat e saj të financuara nga shteti, ‘Russia Today’ dhe ‘‘.

‘Russia Today’ ka një rrjet prej tetë kanalesh televizive – i fundit i hapur në , Serbi – ndërsa Sputnik kontrollon rreth 30 faqe interneti në gjuhë të ndryshme. Ky ekosistem mediatik konsiderohet si një mjet strategjik i politikës se jashtme të Kremlinit dhe në mënyrë të qëndrueshme shpërndan fushata disinformuese, lajme të rreme dhe propagandon teori konspirative.

‘Russia Today’ dhe ‘Sputnik’ nuk kanë transmetime dhe publikime në gjuhën shqipe. Megjithatë, narrativat ruse, disinformimet dhe keqinformimet e shpërndara prej tyre apo nga zyrtarët e lartë rusë në media ndërkombëtare, arrijnë tek audienca dhe lexuesit shqiptarë.

Edhe pse këto lajme në shumicën e tyre mbështeten në deklaratat e zyrtarëve të lartë rusë, ato shpërndajnë narrativa ose pohime të pambështetura në fakte ose të nxjerra jashtë kontekstit, shpeshherë duke synuar të manipulojnë publikun e gjerë mbi politikat revanshiste dhe jodemokratike të Kremlinit.

Si pjesë e një përpjekje për të studiuar dhe hartëzuar format e ndryshme të disinformimit në platforma të ndryshme komunikimi, BIRN monitoroi publikimin në mediat shqipfolëse të narrativave të pavërteta ose disinformuese ruse gjatë 8 muajve të parë të vitit 2022. Gjetjet e këtij monitorimi janë përmbledhur në raportin: ‘Narrativat disinformuese ruse në mediat shqiptare.’

Nga hulumtimi i artikujve të publikuara në mediat shqipfolëse, BIRN zbuloi se në total 156 media shqipfolëse në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut publikuan në tetë muajt e parë të vitit 2022 artikuj që përmbanin narrativa disinformuese ruse.

Nga ky grup, vetëm katër media kishin dhjetë ose më shumë artikuj të botuar, ndërsa 152 mediat e tjera kishin më pak se dhjetë lajme, çfarë sugjeron se shumica e mediave kanë një frekuencë të ulët të publikimit të lajmeve me përmbajtjen e narrativave disinformuese pro-Kremlinit.

Përveç informacioneve të rreme të shpërndara nga ekosistemi mediatik pro-Kremlinit, hulumtuesit analizuan edhe postimet apo mesazhet e Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë gjatë tetë muajve të parë të vitit 2022. Gjatë kësaj periudhe,  ka bërë 322 postime në Facebook në shqip, anglisht dhe  rusisht, nga të cilat hulumtuesit identifikuan 127 postime me informacione të rreme.

Rreth 74 për qind e postimeve me narrativa disinformuese erdhën nga deklaratat e bëra nga Ministria e Jashtme e Rusisë, Ministria e Mbrojtjes, Presidenti rus , Ministri i Jashtëm  dhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ./Reporter.al



8 Comments

  1. Teknikisht artikullshkruesi ka te drejte. Ka lajme disinformuese ne shume media shqiptare. Por, kjo dardhe ka nje bisht te madh mbrapa. Artikulli fillon me nje lajm te rreme per djalin e Presidentit amerikan, Hunter Biden, qe eshte e vertete. Mirepo, pikerisht ketu fillon bishti dardhes: per Hunter Biden ka shume , krejtesisht te verteta, me ze dhe figure sic i themi ne, turperuese per te dhe babain e tij, duke i bere karshillek ligjit amerikan, madje dhe duke dale mbi te.
    Taktikat e manipulimit te opinionit publik jane te shumta. Njera eshte kjo e mesipermja: manipulim duke denoncuar manipulimin!!! Duke hedhur poshte si te pavertete nje lajm te rreme, dinakerisht i futet ne nenvetedije publikut, qe edhe lajmet te tjera mbi jeten e shthurur dhe te korruptuar te Hunter Biden, jane edhe ato disinformime, lajme te rreme.
    I them keto, sepse autori i shkrimit nuk kishte pse te zgjidhte nje lajm te rreme per nje bir turperues si Hunter Biden , per ta ilustruar fabulen e tij. Ai e ben kete , sepse eshte “bir” i shoqerise se hapur, e cila dihet se nga kush kontrollohet, e qe kontrolloret e saj dihet se jane shume te aferte me Biden-et.

  2. E TREGUT VETEN QE JENI TENTAKULE KANCEROZE E SOROSIT. PO PSE E KAR NJERZIT SOT KAN QINDRA MUNDSIRA PER TU INFORMU. MOS KA QENE LAJM I RREME MARRVESHJA QE NATO NUK DO TE HAPET DREJT RUSISE. NDYRSIRA SAHANLEPIRSA.

  3. Po na i leni ne amerkanevet te gjykojme Hunter apo Joe Bidenin kur votojme,shihni punet tuaja qe askujt nuk i “ ngrihet “ per te protestuar ku edhe nje roje i thjeshte institucioni behet milioner,apo nuk jane leket tuaja,jane te shtetit

    1. E vërteta është që në Shqipëri ka shumë filorusë dhe kjo do të thotë që dhe në media ka plotë syresh.E çuditshme është që gjithmonë japin lajme pompoze për fuqinë ruse, armët e saj e plotë broçkulla të tjera.Nuk është për t’u çuditur kur gjyshërit o baballarët e tyre kanë studjuar në Moskë.

  4. Beskar Likmuti i ke hyre detit ne kembe. Sot lajmet e rreme proagandohen si te verteta dhe ato te verteta si te rreme. Merr rastin e Presidentit trump ku u harxhuan miliona dollare per gjoja nderhurjen e Rusise dhe doli fiasko. Apo Plandemine dhe varikarsinat apo dhe keto jane teori konspirative . Ajo qe po ndodh ne amerike eshte vetem maja e Ajsbergut, pasi ska ndodhur ndonjehere te gjendet droge ne Shtepine e Bardhe por cuditerish ndodhi tani dhe askush nuk ka pare gje megjithese ka nje sistem survejimi dhe sigurie te dores se pare.Ik e mos na caj katin me hartime provincialesh.

  5. Ky vetë është një artikull dezinformues, duke u hequr sikur na njihka “burimet ruse të dezinformimit”. Artikull dështak!

    Ai palaço Zelenski dhe klika e tij janë tërësisht fajtor për luftën në Ukrainë, ndërsa rusi i doli borxhit atyre disa herë dhe për shum vite. Dhe biles janë thënë pak për ndyrësite që janë bërë në Ukrainë nga vetë ata dhe perëndimorët që i përkrahin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *