• |
ide | kryesore

Sarandë, plazhit i del “pronari”, ndërhyn policia

Arkiva, Lajme, Të fundit
Sarandë, plazhit i del "pronari", ndërhyn policia



20 çadra dhe 40 shezlongë janë hequr nga Autoriteti Kombëtari i Bregetit në plazhin “Pasqyrat” në Sarandë.

Nga operacioni “Plazh i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe, çadrat janë hequr pasi pronari i tyre i kishte vendosur pa lejen e bashkisë.

Policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë për F. M., për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”. Operacioni do të shtrihet në të gjithë vijën bregdetare të rrethit Sarandë.



5 Comments

  1. ne vend qe ti hiqni dhe mos vihen kurre me se rera ju perket te gjithe shqiptareve ,i heqin perkohesisht sa te shkojne e paguajne detyrimet ne bashki …..shtet legen qe si jep dinjitet qytetarit

    1. Plazhi i pasqyrave nuk u krijuar dje. Aty ka qene. Ka te pakten 4 vite qe une e frekuentoj rregullisht ate zone, si palazzi i pasqyrave, manastiri, etj. Çadra e shezlonge aty kane qene. Vjet çuditerisht u perdor e njejta skeme per plazhin e manastirit. I hoqen cadrà e shezlonge, dhe filluan punimet se i kishte rene ne koke nje dallkauku per ta bere ate pune. Mbani mend, are fo fillojne punime per ta “rehabilituar” dhe pastaj do japin ndonje jo-patronazhisti por inceneristi me koqe-sion.

  2. Kam shkuar ne shume vene te botes e plazhet jane per publikun pa shezlonge,cdokush shkon per qejf te vet. Ka hotele qe kane nje ryp toke deri ne det e ai pak plazh po eshte me lek ( duhet te kesh prenotuar hotelin, )por perqindja plazh publik- plazh privat eshte 80-90% me 10-20% kurse tek ne eshte 90% privat( qe ste lene as te kalosh si ne klonin kufitar te Enver hoxhes) e dhjete perqind publik ne te gjithe plazhet e Shqiperise

  3. Ky plazhi i pasqyrave kishte zaptuar 100% të bregdetit!! Shumë mirë ia kanë bërë por jo vetëm për 2 ditë…duhet të bllokohet gjithmonë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *