• |
ide | kryesore

Sillet në Shqipëri zemra e Saimir Sulës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Sillet në Shqipëri zemra e Saimir Sulës



Zemra e Saimir Sulës, 31-vjeçarit shqiptar që u soll i pajetë, pa zemër në Shqipëri është sjellë ditën e sotme në vendin tonë.

Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate për mediat. Në njoftim thuhet se në bashkëpunim me autoritetet spanjolle janë realizuar me sukses procedurat për riatdhesimin e zemrës së Sulës.

Transporti i saj është bërë sipas procedurës së përcaktuar dhe duke përdorur mjetet e fundit teknologjike për procedura të tilla me vështirësi teknike.

“Duke marrë në konsideratë ndjeshmërinë publike të këtij rasti, Ministria e Drejtësisë ka qenë në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet spanjolle për të garantuar riatdhesimin e organit (zemrës).

Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë ka informuar vazhdimisht në mënyrë transparente familjarët, konform kufizimeve ligjore, sekretit hetimor, në kushtet ku çështja është në proces nga Prokuroria e Tiranës”, thuhet në njoftim.

Saimir Sula humbi jetën në një spital në Spanjë pasi u shtrua për Covid-19, por kur familja tërhoqi trupin e tij i mungonte zemra. Familja e të ndjerit ka kërkuar prej 3 vitesh të vërtetën për vdekjen e të riut si dhe marrjen e zemrës së tij.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Drejtësisë

Përfundon me sukses procesi për riatdhesimin e zemrës për të ndjerin Saimir Sula

Në vijim të deklaratës për shtyp të Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me çështjen e kërkesës së znj. Majlinda Sula për kthimin e zemrës së vëllait të ndjerë Saimir Sula, nga Barcelona (Spanjë) në Shqipëri, njoftojmë se:

Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Tiranës dhe Prokuroria e Përgjithshme në bashkëpunim me autoritetet spanjolle të drejtësisë realizuan me sukses procesin e riatdhesimit të zemrës të të ndjerit z. Saimir Sula në datën 15 korrik 2023 pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë.

Ministria e Drejtësisë në cilësinë e koordinatorit të procesit, Prokuroria e Përgjithshme në cilësinë e autoritetit kompetent, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle të drejtësisë informojnë mediat dhe opinionin publik se, ditën e sotme ka përfunduar me sukses procesi për kthimin e zemrës të të ndjerit z. Saimir Sula në Shqipëri.

Më datë 12 korrik 2023 një grup përfaqësuesish nga Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Tiranës, Prokuroria e Përgjithshme, Instituti i Mjekësisë Ligjore, përfaqësuesi i Ambasadës Shqiptare në Madrid, kanë marrë në dorëzim nga pala spanjolle, organin (zemrën) e të ndjerit Saimir Sula dhe kanë përfunduar të gjithë procedurën e nevojshme sipas standardeve të parashikuara në aktet ndërkombëtare dhe legjislacionin procedurial – penal të të dy vendeve.

Transporti për në Shqipëri është kryer konform procedurës së përcaktuar dhe për transportin e zemrës janë përdorur mjetet e fundit teknologjike për procedura të tilla me vështirësi teknike.

Ministria e Drejtësisë ka qenë në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet spanjolle, por vetëm në maj 2023 u mor vendimi nga Gjykata 16 e Barcelonës për lejimin e riatdhesimit të organit (zemrës). Prokuroria e Tiranës në kohë rekord nga momenti i njoftimit të këtij vendimi në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Përgjithshme morën masat për realizimin e procedurës së riatdhesimit të zemrës. Prokurori i çështjes, njëkohësisht, në përmmbushje të detyrimeve ligjore njoftoi familjarët për praninë gjatë procesit të riatdhësimit.

Duke marrë në konsideratë ndjeshmërinë publike të këtij rasti, Ministria e Drejtësisë ka qenë në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet spanjolle për të garantuar riatdhesimin e organit (zemrës). Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë ka informuar vazhdimisht në mënyrë transparente familjarët, konform kufizimeve ligjore, sekretit hetimor, në kushtet ku çështja është në proces nga Prokuroria e Tiranës.

Ne e mirëkuptojmë emocionalitetin dhe dhimbjen e familjarëve dhe në rastin konkret MD vetëm lehtëson procesin në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Ministria e Drejtësisë ka kryer detyrën e saj në këtë proces si autoritet qendror, me transparencë të plotë, ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe humanizmi. Nga ky moment i takon Prokurorisë së Tiranës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore, të kryejnë të gjitha veprimet hetimore të mëtejshme.

Gjejmë rastin të falenderojmë edhe autoritetet e drejtësisë spanjolle, të cilët kanë përshpejtuar dhe mbështetur deri në realizimin me sukses të riatdhetësimit të organit (zemrës) të të ndjerit Saimir Sula.



4 Comments

  1. “Njoftimi i plotë i Ministrisë së Drejtësisë

    Përfundon me sukses procesi për riatdhesimin e zemrës për të ndjerin Saimir Sula”

    Sa qeshake, seriozisht! A nuk duhet të bëhet një hetim ndërkombëtar për këtë gjë? Kjo histori e dhimbshme nxjerr në pah edhe një herë dyshimet që u ngritën në kohën e karantinës se mjekët (apo mafia) po bënin shitje organesh njerëzore të fatkeqëve që ndërronin jetën në spitalet e Kovidit.

    I mbani mend se si të ndjerët që humbnin jetën nëpër spitale silleshin direkt në varreza, pa mundur që familja t’i qante xhenazet në shtëpi? Kjo histori e Spanjës i tregon të gjitha.

  2. “Duke marre ne konsiderate ndjeshmerine publike te rastit….”. KJO ESHTE NGJARJE KRIMINALE SHTETERORE DHE JU KAM QIRE SPANJEN DHE INSTITUCIONET E SPANJES NESE DIKUSH THOTE QE NDODHIN KETO.
    MD gennaio rastin te falenderoje institucionet w drejtesise spanjolle….. . Te na thote MD jone caffè lloj falenderimi kane per spanjollet, kur keto institucionw drejtesie ne Spanje i mbyllen deren familjareve dhe thonin nuk eshte e verrete….. JU KAM QIRE EDHE FALENDERIMET ORE SHTETLESHER QE JENI.

  3. …dhe ku po rrinte zemra?
    Kishte hum rrugen.
    E kishin fut padashje ne frigorifer, a po ja moren derrit?
    Moterqira.

  4. E sigurtë që është zemra e të ndjerit? Apo ndonjë zemër kafshe? Mos ndoshta duhet ti bëhet edhe një herë analiza e ADN-së? Por kuptohet në një institut të pavarur (jo tek ato që ia morën për vete 😉

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *