• |
ide | kryesore

Blerja e dronëve, KFOR: Kosova nuk i përdor dot pa lejen tonë

Arkiva, Lajme, Të fundit
kfor, dronet, turqia, kosova, serbia



Misioni i NATO-s në Kosovë ka reaguar pas blerjes së dronëve Bayraktar TB-2 nga Turqia. Përmes një deklarate për mediat, KFOR thotë se misioni ka autoritetin kryesor për hapësirën ajrore mbi Kosovë.

KFOR thotë se pret që institucionet në Kosovë të sigurojnë koordinim dhe të respektojnë procedurat ekzistuese.

“Hapësira e sipërme ajrore e Kosovës mund të përdoret vetëm për të fluturuar mbi Kosovën nga një vend në tjetrin përmes fluturimeve komerciale; hapësira e poshtme ajrore mund të përdoret për nevoja specifike, rast pas rasti dhe sipas autorizimit të mëparshëm nga komandanti i KFOR-it.

Presim që institucionet në Kosovë të sigurojnë koordinim dhe të respektojnë procedurat ekzistuese”, thuhet në deklaratën e KFOR.

Ditën e djeshme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti konfirmoi blerjen e dronëve Bayraktar TB-2 nga Turqia, duke thënë se do të përdoren për të rritur sigurinë në Kosovë.



1 Comment

  1. O KFOR! Nuk e kuptojm cdo te thote kosova nuk i perdor dot dronet pa lejen tone?Nuk na e sqaron Shqip?Ne Shqiptaret Shqip e kuptojme keshtu:Shqiptaret nuk kane as force,as ushtri,as armatim te sulmojne nje vend tjeter.Shqiptaret nuk e kan ne gen dhe as e kane patur ne gjithe historine e shtetit shqiptare te sulmojne nje vend tjeter.Ne Shqiptaret na kane sulmuar,pushtuar dhe marre toka,na kane vrare,masakruar dhe perdhunuar Pame tani pak jave me pare qe serbet ne mitrovic te ardhur si banda nga beogradi dhe vargeri rus te perdornin dhune dhe brutalitet kunder policise se kosoves dhe policia e kosoves u gjakos dhe u masakrua.Pame qe vucici ngriti ushtrine dhe e vuri me artmatimin me te rende qe disponon ne kufi te kosoves,aq sa thame serbet kurre nuk heqin dore nga pushtimi i tokave shqiptare.E cfare do i bejne sebise 5 drone me 1000 te tjera qe do mari ministri i lufes serb qe paralajmeroi sot,pervec atyre qindrave qe serbia i ka ne serbi te dhena nga kina,irani rusia.Nuk kishe ndonje pergjigje tjeter ti thoshe sernise, per ate armatim qe ka bere dhe po ben,qe jo do pushtoi kosoven,por me ate armatim ai pushton gjithe ballkanin,por nuk ngurove ti thoshje ministrit te luftes se serbise,vucicit dhe serbise,se dhe ato 5 drone po u ngriten do ja rrezojme ne.Turp shume turp.Shume turp.O KFORE.Me kete tregove o kfore se ju dridheni nga serbia.Ne shqiptaret kemi lindur ritur dhe vdekur nen cizmen e pushtusit,por kurre sjemi trembur.Me aq mundesi sa kemi patur kemi dhe do kemi do luftojme.Mos e haro 1920 me shkopinj me kosor ,me duar dhe me thonje do e mbrojme vendin tone,token tone ,jeten tone dhe kurre se kemi vene ne kandar fuqine ushtarake te pushtusit,numrin e asaj ushtrije pushtuse dhe dhe as armatimin e saj pushtues.Mitrovica per ne shqiptaret eshte vlora e 1920.Se leshojme dhe do vdesim ta mbrojme.Kemi luftuar dhe do luftojme dhe ju o kfore kurre nuk do na demoralizoni dote,kurre nuk do na pengoni dote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *