• |
ide | kryesore

Sekuestro preventive për vilat e familjarëve të Ahmetajt

Arkiva, Lajme, Të fundit
vila e ahmetajt ne lalez



Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive ndaj 4 banesave në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj.

Apartamentet janë në Tiranë dhe në zonën e Hamallajt në Durrës dhe dyshohet se janë shitur tek persona të tjerë në mënyrë fiktive.

Mëngjesin e sotëm agjentët e BKH ushtruan kontrolle në banesën e të atit të Erjola Hoxhës në Lalëz, partneres së Ahmetajt. Këto kontrolle në të gjitha banesat janë bërë me vendim të GJKKO. Ndërkohë gazetari Poli Hoxha deklaroi sot në Euronews se hetuesit kanë gjetur 1.8 milion euro në llogaritë e bashkëjetueses së Ahmetajt. Lajmi është përgënjeshtruar nga Arben Ahmetaj në një status në rrjetet sociale.

“Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë. Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”. Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë. Fake neës e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve ….” tha Ahmetaj.

Parlamenti ka autorizuar Prokurorinë e Posaçme të kontrollojë dhe të arrrestojë Ahmetajn, por ende nuk dihet nëse prokurorët kanën një vendim na GJKKO për arrestimin e tij.

SPAK e akuzon Arben Ahmetajn për 3 akuza në lidhje me inceneratorët; për korrupsion pasiv, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.



5 Comments

  1. Ky këlyshi tigrit bashke me gjith hienat e politikës dhe administrates mos gjefshin shpetim per vete dhe ilaçe per femijet e tyre . Shqiperia esht ne njerim e kta nuk dijne ku i kan miliardat Mallkinet e nenave dhe prindërve qw femijet u akn len kockat en azil po qe flejn pa henger buk ne datke

    1. Po per ato kelysha qe kane 30 vite qe votojne keta politikane pse nuk thua asgje.
      Ne jetojme ne Demokraci, cdo 2 vite zhvillohen zgjedhje dhe populli yne zgjedh kete klase politike.
      Ka plot njerez te ndershem qe kane kandiduar por nuk i ka votuar njeri.

  2. për Berishën, BIRN bën punë të lavdërueshme kur publikon artikuj për qeverinë e Edi Ramës, por është e kapur dhe kontrolluar nga George Soros, kur artikujt kanë lidhje me të dhe familjarët e tij. Ngjitur me vilen e salihut e paska ky arbeni

    1. O juve ju ka ngel sala ne goj o njerez kara , e imagjinon qe kta halete qe ju votoni ghithe keto vite nuk kane gjetur asgje per te , se po te kishin pasur dhe indicien me te vogel do ta kishin plas brenda. Prandaj hani melcine tuaj nderkohe qe forca juaj poitilke po shkon ne pidh te semes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *