• |
ide | kryesore

A mund të bëhemi aq pro shqiptarë sa amerikani Engel?

1, 2, Arkiva, Ide
andi bushati



Tragjikomikja e një pjese të mirë të shqiptarëve është se ata bëhen shumë më pro amerikanë sesa vetë amerikanët. Aq e vërtetë është kjo sa që shpesh harrojmë interesin tonë kombëtar për t’u hequr si idhtarë të shtetit më të fortë në botë. Kjo fabul e përsëritur pafundësisht, këtë herë, është shfaqur në një formë të re, pas fërkimeve që kryeministri Albin Kurti ka pasur me diplomacinë amerikane, rreth konfliktit Kosovë-Serbi.
Në Tiranë dhe në Prishtinë nuk janë të paktë ata që kanë vënë kujën se Albini po na largon nga ShBA, se nuk po koordinohet me ta, se po krijon çarje me perandorinë që na çliroi dhe na bëri shtet.
Në vend që të shtrojmë pyetje racionale ne prodhojmë përjetime emocionale.
Po sërisht, shembulli se si duhet të bëjmë të parën, se si duhet sillemi ndryshe, na ka ardhur ironikisht nga përtej Atlantikut. Një ish kongresmen, shefi i komisionit të jashtëm i dhomës së përfaqësuesve, i njohur për lidhjet e tij me shqiptarët, Eliot Engel, ka ngritur një dilemë të kundërt me atë që zhurmon publikun tonë. Në vend që ti bashkohet korit që vajton krisjen e mardhënies Kosovë-SHBA, ai ka shtruar pyetjen: A mos vallë në këtë rast po gabon Uashingtoni?

LEXO ME TEJ:

Provokimi i fortë i Eliot Engel/Biden po qetëson Vuçiçin në dëm të Kosovës 

Në një shkrim për referencialen “Foreing Policy” ai ka hedhur tezën se meraku për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, po e shtyn administratën Biden të favorizojë Vuçicin. Ndërkohë që në Tiranë dhe në Prishtinë fajësojë Albin Kurtin se nuk u koordinua me aleatët, se provokoi me çështjen e targave, se ka ndryrë “Oso Kukën” në Leposevaç, ish kongresmeni tregon me gisht nga Vuçiçi. Ai përmend me fakte se vendi i tij nuk e ka ndëshkuar mjaftueshëm Serbinë, as se qëndroi pas bojkotit të zgjedhjeve në veri, as se ushtroi dhunë mbi KFOR-in, as se nxit bashkombasit e saj të mos pranojnë targat, as se keqtrajton deri në “spastrim etnik me mjete administrative” pakicën shqiptare në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc.
Me largpamësinë e një veterani të politikës së jashtme amerikane ai lëshon dhe një paralajmërim ogurkeq: themelimi i asocacionit të komunave me shumicë serbe, nuk është një zgjidhje ideale për qetësimin e konfikitit. Pra sipas tij, ajo që SHBA dhe BE po e kërkojnë me ngulm, si mjet për të vendosur paqen, është thjeshtë një zgjidhje e përkohshme, sepse thotë Engel, “Asociacioni nuk do ta zgjidhë problemin themelor – kundërshtimin agresiv të Serbisë për një Kosovë të pavarur”.
Tani le ta marrim këtë qëndrim dhe ta krahasojmë pak me atë që mban kryeministri Rama.

Anullimi i takimit/ Rama thellon krizën duke goditur Kurtin 

Në ditën kur anulloi mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, për të goditur pas shpine Albin Kurtin, dhe kur shpalli se ka një draft të tijin për themelimin e asocacionit, Rama argumentoi se themelimi i shoqatës së komunave me shumicë Serbe do krijonte mundësine njohjes së Kosovës nga të gjithë vendet e BE-së, do siguronte ulësen në OKB dhe do përshpejtonte njohjen reciproke me Serbinë. Ndonëse të treja këto janë gënjeshtra që si ka premtuar askush tjetër veç kryeministrit tonë, të rëndësishme këtu janë konceptet. Ndërkohë që Engel thotë se krijimi i Asocacionit nuk e do e pengojë Serbinë në betejën e saj kundër pavarësisë së Kosovës, Rama predikon, pa asnjë garanci, të kundërtën.

Komenti nga Andi Bushati në Lapsi Videos

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Natyrisht duke bërë këtë krahasim e di se ka nga ata që do të nxitojnë të thonë: “E ç’është Eliot Engel sot, thjesht një pensionist”. Ka të tjerë që do ironizojnë me faktin se ky ish shef i politikës të jashtme të kongresit, ka qenë tejet i ndikuar nga mardhëniet që ka pasur me lobin shqiptar në SHBA.
Por fabula e tij vlen për tjetër gjë. Ai reshtohet pro atyre zërave, si ish diplomatë apo njohës të rajonit, që si amerikanë të cilët i kanë shërbyer vendit të vet, e kritikojnë sot atë për një qasje të gabuar në marëdhënien Kosovë- Serbi. A është e drejta në anën e tyre? Kjo i vlen të diskutohet. Por mesazhi që ata japin është se nuk është aspak herezi që mos biesh dakord me një politikë të caktuar, të një momenti të caktuar, që vendos të mbajë administrata amerikane. E duke bërë këtë, ata i japin fund pro amerikanizmit tonë folklorik. Sado i tërhequr nga pozicionet e dikurshme, i ndikuar nga lobi shqiptar, apo i sonsorizuar prej tij të jetë Eliot Engel, asnjëri prej nesh nuk ka të drejtën të predikojë për Kosovën një standart më të ulët sesa i tiji. Ne nuk mund të jemi flamurtarë të SHBA-në më shumë sesa ky veteran i shërbimit karshi saj, por mbi të gjitha nuk mund ta duam interesin tonë, më pak sesa ai. Prandaj shpesh, përpara se të shtrojmë pyetjen, ku po gabon Albini me Uashingtonin, na takon të kuptojmë se pse ky i fundit, këto kohë, po përkëdhel pak si shumë Vuçiçin?

©Lapsi.al



31 Comments

  1. Eliot Engel eshte nje pensionist qe thote cfare i do qejfi se ska me asnje pergjegjesi. Ne teorikisht mund te behemi “aq Shqiptare sa Engel” por praktikisht tranformohemi ne po aq antiamerikane sa ti dhe Kurti.

    1. Ja, sikur ta dinte Bushati, qe do dilte ndonje militant e te thote Engel eshte pensionist. Njesoj pati thene edhe Petrit Selimi (i Thacit) per te madhin DioGuardi. Sa per fakt, (spo perfshij DioGuardin meqe ai eshte gjak arbereshi,pra po perfshij vetem jo shqiptaret) Eliot Engel eshte proshqiptari me i madh ne SHBA, pas te paharrueshmit Bob Dole.Te dy keta i bene shqiptaret tane te Amerikes, me lobim e me para, por te dy u bene pro shqiptar me zemer, dhe jo mercenar…Ne lidhje me proamerikanizmin,une i besoj dhe kam respekt kujtdo shqiptari (qofte dhe politikan) qe eshte pro-amerikan i vertete,por jo fallc,dhe mbi te gjitha kur sben leshime qofte dhe ndaj ndonje Escobari kur preket interesi yne. A mund te jete pro amerikan nje proserb e pro rus si Frrok Cupi, apo Mero Baze? Haradinaj eshte pro amerikan, se ve ne dyshim, por eshte servil i peshtire, dhe per shkak te servilosjes dhe interesit personal eshte ne gjendje t’i bej dem Kosoves, per tu duk si loajal e “proamerikan”(ne fakt servil). Nderkohe,ne te gjitha rastet e tjera kur nuk preket interesi yne shqiptar,ska asgje te keqe te jemi pro amerikan(e bile kjo ne vetvete eshte interes shqiptar). Kurtit, po i jep koha te drejte qe ka vepru mire.Gjithashtu kam qene dhe jam kunder, qe disa persona shanin cdo diplomat te huaj qe i dilte para ato dite,qe nga Viola deri tek miq te tjere. (Ndonjeri prej ketyret sharesve , normal mund te kete qene edhe votues i VV,meqe 75% e popullit ne Kosove mbeshtet VV ,por qe sdmth se perfaqeson politiken zyrtare te VV,1 votues i saj qe shan dike,qofte dhe kur shan ndonje personalitet shqiptar.Bile shumica jane profile fallco te sherbimeve serbe qe hiqen si shqiptar apo si te VV(per percarje dhe per t’ia largu miqte shqiptareve)..Dhe e fundit, kjo koha 2-3 mujote, ma perforcoi edhe me shume bindjen qe (po e perseris prape),duam apo s’duam ,aleat nr 1, duhet te kemi SHBA, pastaj Gjermanine ,Britanine e te tjeret,sepse sic e pame, sado qe Gjermania dhe Britania jane shume pro nesh dhe anti serbe, vetem nje fishkellime e SHBA, dhe detyrohen te jene edhe kunder nesh(po ia kerkuan), pra vije e kuqe:SHBA aleati nr 1. E vije edhe me e kuqe: interesi kombetar(mbrojtja e veriut) eshte Top 1,qe tejkalon dhe i ve veton cdo gjeje.Me fat qe kemi Kurtin e jo ndonje servil si Ramushi apo tradhetar si Dulla Koti-Isa Thaci

      1. ramushi dhe thacic e kishin shit per karrige veriun rama gati eshte per ti fut hundet

        E verteta eshte qe jane ber pro amerikan ridhjerja e rames me gjithse sigurimsat
        te njejtet ishin pro jugosllav , pastaj u bene pro sovjetik, me pas u bene pro kinez, dhe pasi nuk ja hudhi my shurren as kina, enveri filloi te behej nacionalist dhe te fliste per ngjarjet ne kosove, pas 1990 po keta ishin pro serbe , pro greke me fatosin , kuptohet si limonate, Ndersa me ramen si rekrut i sorros u bene pro amerikane.
        pra shkurt me thene ja ca kurva qe u dhjet ne goje , sot pelqejne mutin e amerikes

        Ka nje pjese te shendoshe ne kombin shqiptar, andej dhe kendej, qe jane natyralisht pro europian e me tej pro amerikan. dhe kjo mase leviz sa tek PD , berisha , Sa tek LDK e rugoves , tek VV e sotme tek surroi,

        dhe ajo pjesa e shkerdhyer kurve eshte tek ridhjerja jo vetem e rames ,por edhe bexhet pacolli, hashimi, ramushi

      2. Arber respekt per z. Engel por nuk eshte pjese e ekzekutivit, mesa di une eshte terheq dhe nga kongresi. Cfare ju shpeton ju VV istave eshte se nuk ka interes te Kosoves pa USA ne linje. Kunder USA per Kosoven eshte sikur te notosh ne lume kunder rrymes, nuk shkon sh larg dhe lodhesh shpejt. Sikur te doj USA mjafton ta coj KFORin 2 jave me pushime dhe iku Veriu i Kosove e merr Serbia pa sh zhurme. Po mesa duket nuk e duan kete gje per arsye te tjera, jashte deshirave tona.

        1. VV eshte pro amerikes, kunder eshte hashimi rama dhe vucic , , ata qe pellasin me forte pro jane me pak pro se te tjeret jane fake

        2. Gjykim pule klodi; dmth per sa koh je pjes e ekzekutivit usa e di interesin e te miren e USa; jashta tij nuk kupton apo nuk ja deshiron te miren nuk ke drejte te shprehesh. Komunizmi ka ven rrenj te thella. Udheheqja i di te gjitha. Po demokracia esht tjeter gje. Per sa koh Albini gezon mbeshtetjen e popullit te ks esht ne rregull. E jo si te komshia ku interesa te huaja e patronazhistet bejn ligjin

      3. Nazionalizma me shpata druri. Kurti ka kuptuar mire kosovaret dhe po shfrytezon nacionalizmin e tyre per te mbajtur pushtetin.. Nderkohe u nderpreu ndihmat financiare, integrimet ushtarake dhe evropiane.. Tani le te shkojne pas ketij Engell e ti mbajne iso-n.

  2. Balliu Junior: Do ta mundim Amerikën dhe Britaninë e Madhe, “non grata” e Berishës do hiqet shumë shpejt.Me kete cunin e fariut foltorja po ecen lart e me lart salihun ky do e shpetoje nga non grada,pinjolli i spiunit komunist te zerit popullit gazetes komuniste Fahri Balliu,kete cunin e rrejne shoket kur i thone ti je me zgjuar se muli

    1. Mjafton qe albinistet te mos keshillohen me non graten radojqiqi dhe te perkrahin aleancen perendimore te kombit shqiptar me SHBA dhe atehere jeni me shume patriote se elioti.

  3. Këtu më thjeshtë bëhet një montim fake si Babalja sesa të dalë se ku i gjetu paratë regjizori për të prodhuar filmin me të njëjtin titull.

    Megjithatë, pandëshkueshmëria ka rënë. Dhe njerëzit, ndoshta nga dita e nesërme do të postojnë foto të vilave e apartamenteve luksoze të politikanëve që financojnë zhurmën për të ndaluar furtunën.

  4. Reporter është anëtare e “Federatës” që drejton z.Gutierez. Shoqata në fjalë drejtohet nga një analist afër Berishës. Dhe nga kërkimi del se personi i kontaktit i kësaj shoqate është njëherazi punonjës i Reporter.

    E thënë më thjesht, “deklaratat” e Gutierez për Reporter bëjnë qark të mbyllur brenda vetë Reporterit, nëpërmjet rrogëtarit të një analisti dukshëm krah opozitës. Nëse kjo, nuk është një thyerje etike, për standardet e BIRN, është dukshëm një llangosje politike e raportimeve të Reporter në lëmin e medias.

  5. sa i përket protestave të opozitës, Spaho u shpreh se tani afër nuk kanë ndërmend të thërrasin ndonjë të tillë, për shkak të kohës së pushimeve, por dhe për shkak se i duhet të zgjidhin disa çështje të brendshme në PD.

  6. VIDEO: “Çmendet” Berisha, hipën në llozhë dhe iu del nga sipër socialistëve, duke ulëritur.mjerani salih ka perfunduar si Llazoret e karnavaleve ne vicidol dhe shurranjoset maloke mburren me kete Llazore

  7. a ja vlen të pyesim pse Soros ka një interes kaq të fortë për shqiperine që nuk është një lojtar i rëndësishëm në skenën botërore, të paktën përveç tregtisë të paligjshme të narkotikëve.

  8. Basha kërkoi votimin e vettingut për politikanët, si një mundësi për të bërë transparencë dhe treguar se kush është pengu, kush është i korruptuari dhe kush është i lidhur me krimin.

    Basha i cilësoi deklaratat e Berishës një mal me gënjeshtra për të mbajtur peng me çdo kusht PD-në.

  9. këta oligarkë financojnë çetën mediatike të Tigrit, me të cilën ka nisur të sulmojë Erion Veliajn. Rastësi apo jo, anëtarë e çetës janë ish zyrtarë të korruptuar të PD-së, fanatikë të Sali Berishës, gazetarë me vila në Rolling Hills, Palasë, Kodrën e Diellit dhe Gjirin e Lalzit, gazetarë shfaqen duke pirë puro me Arben Ahmetajn, gazetarë me vila dhe televizion

  10. Pas 29 korrikut të dy një gjë e dijnë me siguri. Nuk do jenë më kandidatë për deputetë të PD. Ndaj janë përputhur në mënyrë të sinkronizuar, njëri duke u rrotulluar e tjetri duke e pritur, në kërkim të vulës. Për sa kohë Basha nuk do regjistrojë zgjedhjen e tij në gjykatë,salihu ne nje lidhje serioze me Gei gaz bardhi,jete te lumtur ciftit me te ri Gei ne tirone,erioni ti beje celebrimin ciftit jane dakort dhe maloket shurranjose te salihut

  11. Per shkeljet te renda me nje vlere prej 4,100,000 euro eshte gjetur person përgjegjës edhe drejtori i Finances se Ministrisë se Mjedisit z Trajan Vasili, vëllai i deputetit dhe ish- kryetarit te LSI, pasi ka kryer pagesa ne kundërshtim me ligjin.

    Po per te njëjtat fakte te këtij raporti financiar prokuria e pasacme ka arrestuar dhe po gjykon ish- ministrin Lefter Koka dhe mbikëqyrësin e punimeve Arben Dervishaj

  12. për çfarë i duet Berishës Gazmnd Bardhi këtë javë, është të prish “festën”e Bashës që po martohet për herë të dytë me PD, këtë radhë pa shkjesë Berishën. Dhjet vjet më parë më 22 korrik 2013 ai u bë kryetar I PD me bekimin e Berishës përballë Olldashit ndërsa dhjet vite më vonë ai po bëhet kryetar I një pjese të PD pa bekimin e Berishës. Dhe i vetmi hall I Berishës është si tia prish këtë festë, e cila i prish atij monopolin e opozitës.

  13. Shkarkohet kryeredaktori i portalit të familjes Berisha: Më sekuestruan kompjuterin. Gjuhe e koduar per nje skandal seksual?O ceceni Gimi miku jot Pinjolli i familjes spiune ne shkoder Spahia eshte kapur nga kolegu i tij me sms seksuale dhe i shkarkuar nga ky vellai i bardh spahise,Gimi cecenet nga tv syri po fillojne te bejne publike cdo gje qe ndodh ne tv e familjes berisha,historite sapo kane filluar te behen publike

  14. Ka një jargavitje të madhe të Sali Berishës ndaj Gazmend Bardhit këtë javë. Riposoton statuset dhe fjalimet e tij, dhe përgjërohet se është gati të rishikoj gjithçka për një bashkëpunim me të.

    Përulja e Berishës ndaj tij është përtej rëndësisë që Gazmend Bardhi ka në politikën opozitare dhe veçanërisht në copat e PD. Por rëndësia e tij është një javore dhe ai për Berishën ka shumë rëndësi deri më 27 Korrik në atë që quhet votimi për kryetarin e PD

  15. Zyhra Sorra Kola, 66 vjeç me origjinë nga Bajram Curri, për të publikuar një koment me kërcënime të rënda. “Kater k…duhen vrarë me bukë në gojë”, shkruan 66 vjeçarja Zyra Sorra Kola, duke marrë pëlqimin e një tjetre bashkëpronare në kullat e Partizanit, Rajmonda Bekteshi.

  16. Pas kësaj humbjeje lokale por që shpjegon sërish të njëjtën ligjësi kombëtare, palët do
    vazhdojnë të këndojnë të njëjtën potpuri. Rregjimi vodhi votat, revolucioni rifillon në
    shtator, Lulzim Basha është shitur prapë tek Rama dhe Sorosi angazhoi për Ramën gjithë
    fisin e vetë në Gosë dhe katundet e Rrogozhinës si asnjëherë më parë. Shkurt marrëzia e
    shkëputjes qëllimshëm nga realiteti do jetë deviza e pandalshme e kësaj gjoja opozite tragji-
    komike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *