• |
ide | kryesore

Tiranë, biznesmeni zbulohet duke vjedhur energjinë elektrike për resortin e tij

Arkiva, Lajme, Të fundit
Tiranë, biznesmeni zbulohet duke vjedhur energjinë elektrike për resortin e tij



Një biznesmen i njohur në Sauk është proceduar penalisht nga ana e Policisë së Shtetit pasi në biznesin e tij, resort, është konstatuar nga ana e OSSH që abuzohej me energjinë elektrike.

Konkretisht bëhet me dije se objekti është konstatuar me ndërhyrje në matës.

Strukturat e Verifikim – Matje të OSSH Tiranë, në vazhdën e kontrolleve për subjekte që abuzojnë me energjinë elektrike, kanë proceduar në polici një biznes “resort” në zonën e Saukut.

Nga kontrollet e ushtruara në objekt, u konstatua “ndërhyrje në matës” në disa pjesë. Në prani të oficerit të policisë gjyqësore dhe forcave të rendit, u procedua me provat dhe procesverbalin përkatës.

OSSH ka intensifikuar kontrollet në terren, me qëllim reduktimin e humbjeve dhe disiplinimin e abonentëve.



4 Comments

  1. KTE PUN BOJN 99% E BIZNESEVE. ME BO VAKI ME PAGUJT KORENT HOTELET E PLAZHIT PER KONDICIONERET I BIE MOS TE FITOJN ASI LEK. PO NE FILLIM TE SEZONIT SHKOJN BOSAT E OSSH MORI QOKAT E VETA DHE KERCER VJEDHJA.

  2. Shteti osht I fort me penconistat ene t vorfnit.Kta hajdutat e mdhej,zenjinat me biznese ja rrasin hunin sumes shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *