• |
ide | kryesore

Moti ekstrem në Itali, 6 viktima pas stuhive dhe zjarreve në vend

Lajme, Planet



Italia gjendet në një situatë tejet të vështirë ku veriu është në luftë me stuhitë e ndërsa jugu me zjarret. Si pasojë e motit të keq, 6 persona kanë humbur jetën, 5 prej tyre në jug të Italisë, raporton La Repubblica.

Në një ditë të vetme, në Siçili, Kalabri e Sardenjë vdiqën 5 persona, një punëtor i angazhuar në operacionet e shuarjes së zjarrit dhe katër të moshuar.

Nga zjarret ka pasur edhe shumë të plagosur. Në Palermo, dy punonjës të pylltarisë, gjithashtu duke luftuar me shuarjen e flakëve, në fund të turneve rraskapitëse, përfunduan në terapi intensive.

77-vjeçari Salvatore Cometa dhe partnerja e tij 75-vjeçare Teresa Monastero u bllokuan në shtëpinë e tyre të pushimit në Cinisi në zonën e Palermos, ku kaluan fundjavat dhe pushimet verore. Kur zjarri shpërtheu në mes të natës në malet në kufi me aeroportin Falcone-Borsellino, ata nuk patën kohë. për të shpëtuar.

Vetëm dje në mëngjes policia bashkiake zbuloi trupat brenda shtëpisë gjatë operacioneve për pastrimin e zonës së shkatërruar nga zjarri: dy të moshuarit u gjetën pranë njëri-tjetrit.

Edhe ditën e djeshme për shkak të stuhive ndërroi jetë një 16-vjeçare në Milano. Ajo ishte duke fjetur gjumë në një kamping dhe vdiq pasi i ra një pemë mbi kokë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *