• |
ide | kryesore

Para se të arrestohej, Oltion Bistri u shkarkua si shef i Operacionales

Arkiva, Lajme, Të fundit
olstion bistri



Oltion Bistri, drejtuesi i policisë që u arrestua me urdhër të SPAK u shkarkua nga detyra disa ditë më parë si Drejtor i Operacionales dhe u emëruar në Drejtorinë e Krimeve. Bistri e kishte marrë detyrën e shefit të operacionale vitin e kaluar në muajin shkurt.

Deri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policinë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit.

Bistri ka qenë gjithashtu edhe shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë. Arsyet e arrestimit të tij janë ende të panjohura, por raportohet se urdhrat e SPAK bazohen në një hetim të përbashkët me autoritetet italiane.

Në të njëjtin operacion është arrestuar edhe Pëllumb Gjoka, biznesmen i njohur për ndikimin në Shkodër, prokurori i Kukësit Xhevahir Lita dhe Astmir Bilali ish kampioni i boksit i lidhur me bandën e Bajrave.



7 Comments

    1. Ehe.Denoncimet e Berishës nuk paskan qenë të vërteta!!! Kështu e akuzonin simbolin e luftës së korrupsionit.Por një fakt me bën të ndihem mirë që e vërteta vonon por nuk harron.Dhe spaku gjithmonë i arreston pas zgjedhjeve madje duke pritur dhe Rrogozhinën në përsëritje.Do prisnin dhe Kukësin por siç duket dhe Spaku po shikon se m..i osh bo mullar!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *