• |
ide | kryesore

Krimet e Bajrave, si u përfshi Ervis Martinaj dhe Pëllumb Gjoka

Arkiva, Lajme, Të fundit



Vrasja e Gjin Ndojit në vitin 2020 mendohet se është pikënisja e hetimeve që ka çuar në arrestimin e Pëllumb Gjokës, Oltion Bistrit dhe prokurorit Xhevahir Lita.

Në kërkim është shpallur edhe Elion Hato, i cili njihet si krahu i djathtë i Ervis Martinajt. Hato sipas prokurorisë, në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar që t’i bëjë atentat Ibrahim Licit.

Grupi kriminal, pjesë e të cilit ishte dhe ish-shefi i Krimit të Organizuar në policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbegaj, i cili ka krijuar kushtet për antentat ndaj Dorjan Dhulit dhe Ibrahim Licit, ky i fundit kundërshtari i përbetuar i ‘Bajrave’. Ndërkohë, Ervis Martinaj në bashkëpunim me Behar Bajrin, Pëllumb Gjokën dhe Edmond Prekën janë të përfshirë në vrasjen e Gjin Ndojit në 2020 në Vaun e Dejës. Oltion Bistri, ish-shefi i Forcës Operacionale, akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe nxjerrje të akteve sekrete.

Sakaq, Xhevahir Lita, drejtues aktual i prokurorisë së Kukësit, dyshohet se gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e prokurorit në Shkodër ka mbyllur dosjet penale në lidhje me këto vepra.



6 Comments

  1. “Dhuna politike është e rrallë, rasti më i fundit janë përpjekjet e udhëhequra nga një ish-lider shqiptar, i dizenjuar nga Qeveria Amerikane për korrupsion të konsiderueshëm publik, për të thyer selinë e partisë në janar 2022, çka kërkonte ndërhyrjen e policisë; si dhe protestat politike në 2019 që përfshinin raste të mosbindjes civile, dhuna e nivelit të ulët dhe dëmtimi i pronës, përdorimi i gazit lotsjellës nga policia.

    Më 21 janar 2011, forcat e Gardës qëlluan dhe vranë katër protestues gjatë një demonstrate të dhunshme politike”, shkruan DASH.

  2. Ehhhh si u katandise o xhepisti gjate. Shefi gjithe moterqirave dhe pidh ropshat patronazhistave, rilindsave, socjalistave dhe çdo pidh motre komunist. Miq e shoke te kristaqit.

  3. Arrestimet i ka bërë kjo qeveri, edhe pse shumë prej të arrestuarve janë të afërt me pushtetin e saj. Dhe kjo është një kambanë alarmi dhe për të gjithë ata grupe kriminale, dhe të “fortë” të Berishës që sillen lart e poshtë nëpër Shqipëri si shtet paralel dhe që Berisha nëse i preket qoftë dhe një prej tyre hidhet përpjetë.

    Ndaj nga sot e tutje të gjithë duhet të kuptojnë beteja e vetme që ka mbetur të bëhet në këtë vend, nuk është më beteja elektorale. Ato duken si beteja të fiksuara derisa opozitën ta mbaj peng në gërmadha Sali Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *