• |
ide | kryesore

Arrestimi i ish-anëtarit të UÇK, Prokuroria e Tiranës tregon ç’do ndodh me Dritan Goxhajn

Arkiva, Lajme, Të fundit
Dritan



Prokuroria e Tiranës tregon procedurën se si do të veprohet me arrestimin e ish-anëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj.

Lexo më tej: Shkrimi për dëshmitarët e Hagës që çoi në burg ish-luftëtarin e UÇK-së Dritan Goxhaj 

Organi i akuzës bën me dije se Goxhaj, i cili është arrestuar në Tiranë, do të ekstradohet drejt Kosovës. Për ish-anëtarin e UÇK-së, është lëshuar një urdhër-arrest nga Gjykata Speciale. Goxhaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.

NJOFTIMI I PROKURORISE

Sot më datë 31.07.2023, në kuadër të “Kërkesës se Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës”, u realizua ekzekutimi i letërporosisë për dhënien e ndihmës juridike Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, për llogari të procedimit penal në ngarkim të shtetasit D.G., për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.
Është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëgues “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale ndaj shtetasit D. G., me qëllim ekstradimin, si dhe është ushtruar kontroll në vendin e banimit të tij.
Këto veprime procedurale janë kryer në përmbushje të dhënies së ndihmës juridike, për shkak se Gjykatësi i Vetëm kishte lëshuar fletëarrestin dhe urdhëroi transferimin e tij në paraburgimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Mbretërinë e Vendeve të Uleta (‘shteti prites’). Gjithashtu, Gjykatesi i Vetem autorizoi kontrollimin e z. D.G., të vendit të arrestimit dhe të vendit të banimit te tij, si edhe sekuestrimin e materialeve gjate kontrollimit të tyre (‘Urdhri për Autorizimin e Kontrollimit dhe Sekuestrimit’).
Gjykatesi i Vetem ka konstatuar se ekziston dyshim i bazuar se shtetasi D.G., mban përgjëgjesi penale për vepra penale që përfshihen në juridiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, konkretisht për frikësim gjate procedurës penale dhe pengim të personave zyrtare në kryerjen e detyrave zyrtare, përkatësisht në bazë të nenit 387 dhe nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019 (Ligji nr. 06/L-074), sikurse përcaktohet në nenin 15(2) te Ligjit. Në vijim do të realizohet procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi për në Republikën e Kosovës.



4 Comments

  1. Braho: Ja skema që po ndjek SPAK për të çuar pas hekurave ‘babain’ e krimit që rrezikon të djegë Shqipërinë

  2. Rezerva valutore ka shënuar një kërcim të paprecedentë në muajin qershor. Banka e Shqipërisë raporton se ajo është rritur me 12% brenda një muaji, nga 4.94 miliardë euro në maj, në 5.54 miliardë euro në fund të qershorit.

  3. Europianët e Amerikanët luftës së popullit shqiptar Kosovar po duan të vënë një njollë të madhe. Qëllimi final kam frikë që prapë duan të sakrifikojnë shqiptarët e trojet e tyre.Si gjithmonë me tradhëtarë që e shesin vëndin për një azil politik.Z Goxhaj s’ka bërë gjë tjetër veçse ka thënë një të vërtetë të madhe. Nderime për të dhe besoj se do dijë të luftojë në gjykatë si luftoi gjatë luftës çlirimtare të Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *