• |
ide | kryesore

Berisha thirrje për krijimin e një fronti të gjerë opozitar

Arkiva, Lajme, Të fundit
Sali Berisha



Në nisje të mbledhjes së Kryesisë së grupit të Rithemelimit, kreu Sali Berisha ka theksuar rëndësinë e krijimit të një fronti të gjerë opozitar për të “rrëzuar nga froni” qeverinë aktuale.

Berisha u shpreh se krijimi i frontit opozitar me të gjitha forcat politike opozitare duhet të nisë në mënyrë urgjente.

“Kemi të bëjmë me një regjim, jo me një qeveri që ndjek rregullat. Me të gjitha forcat politike opozitare që duan të përballen me këtë regjim. Me të gjithë elementet e rëndësishëm të opinionit publik që luftojnë kundër këtij regjimi me penën e tyre. Me shoqërinë civile që nuk mëkohet me fondet dhe udhëzimet e partisë. Krijimi i fronit opozitar duhet të jetë përpjekje madhore e jona dhe duhet filluar nga puna menjëherë. Krahas analizës.”

Megjithatë, kreu i Rithemelimit theksoi se fronti opozitar mund të rrëzonte qeverinë nëse do të ekzistonte vota e lirë. Por, duke marrë parasysh të kundërtën, zgjidhja sipas tij do të jenë protestat masive.

“Fronti opozitar, i një rëndësie jetike. Frontet opozitare kanë përmbysur me votë, regjime që kanë respektuar votën. Frontet opozitare kanë dështuar, si të tilla, në përmbysjen e narko-shteteve. Ato janë të pazëvendësueshme për një qëllim madhor, për protesta të fuqishme kundër regjimit dhe pastaj gara elektorale.”



7 Comments

  1. Tani qe e bere cop – cope opoziten do te fitosh. Po ik o bolshevik se ti je mbeshtetesi kryesor bashke me Ilir Meten te Edi Rames dhe Erion Veliajt. Nderton dhendrri me mijera e mijera m2 me firmen e Erionit. Jeni bashke.

  2. O Saleh :kete qeveri te navijosur po e mbani ju ne kemb : ti I pari,Likja I dyti dhe Lulushi I treti! Ne qs ju do te largiheni nga drejtimi I opozites per tu len vendin njerezve te denje qe ta udheheqin dhe ta unifikojne opoziten qeveria e kriminale e rilindjes bie brenda javes! Mos vazhdo te besh thirrje kit se nuk je I besushem as zotrote dhe as ata dy te tjeret ! Ju po e mbani ne kembe kete qeveri te korruptuar dhe te kriminalizuar deri ne place!

  3. Front per te shpetuar fytyren e non gratas. Po front opozitar por pa non grata e grabites e shkaterrimtare te demokracise se post 32 viteve.

  4. U betua me dorën në…/ Berisha mbledh kryesinë, shmang votëbesimin e tij për humbjen! S’ka datë për ‘respektimin’ e statutit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *