• |
ide | kryesore

Stuhi në Kinë, humbin jetën 11 persona dhe 27 të tjerë janë të zhdukur

Lajme, Planet



Ka shkuar në 11 numri i viktimave dhe 27 të tjerë jenë të zhdukur si pasojë e motit të keq në Kinë.

Mediat e huaja shkruajnë se helikopterët ushtarakë janë vendosur për të ofruar furnizime për pasagjerët në trenat e bllokuar pasi stuhitë gjunjëzuan kryeqytetin kinez.

Stuhia Doksuri, një ish-super tajfun, ka goditur Kinën në një drejtim verior që nga e premtja, duke hyrë në provincën jugore të Fujian pasi kishte përfshirë Filipinet.

Shirat e dendur filluan të godasin qytetin dhe zonat përreth të shtunën, me pothuajse reshjet mesatare për të gjithë muajin korrik të hedhura në Pekin në vetëm 40 orë. Një njësi ushtarake prej 26 ushtarësh dhe katër helikopterësh nisi një “mision shpëtimi nga ajri” këtë mëngjes për të shpërndarë qindra pako ushqimore dhe batanije për njerëzit e bllokuar brenda dhe rreth një stacioni treni në distriktin Mentougou.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *