• |
ide | kryesore

Shpërthim me tritol në Krujë, thyhen xhamat e banesave e bizneseve të zonës

Lajme, Të fundit



Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Krujës. Mësohet se sasia e tritolit ka shpërthyer në aksin Fushë-Krujë në afërsi të lagjes Zim Zenel të këtij qyteti.

Është e paqartë se cili ka qenë objektiv i sulmit pasi sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në mes të rrugës.  Shpërthimi ka qenë i fortë aq sa janë thyer xhamat e vitrinat e disa banesave e bizneseve aty pranë dhe është regjistruar rreth orës 02:00 pas mesnate.

Policia dhe grupi hetimor kanë qenë gjatës natës në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e saj. Në zonën ku ka ndodhur shpërthimi nuk ka kamera në rrugë, ndërsa mbeten për t’u vëzhguar kamerat e ndonjë biznesi në zonë, nëse mund të çojnë në zbardhjen e shpërthimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *