• |
ide | kryesore

Ngjarja e rëndë në Prishtinë, Ministri Sveçla njofton për krijimin e një task-force

Lajme, Të fundit
Vrasja në Prishtinë, Ministri Sveçla njofton për krijimin e një task-force



Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi të shtunën se do të krijohet një task-forcë e re për hetimin e krimeve të rënda. Ky reagim ka ardhur pas vrasjes së një personi dhe plagosjes së shumë të tjerëve më 4 gusht në qendër të Prishtinës. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svelça tha se palët e përfshira në konflikt në një disko në qendër të Prishtinës janë persona me rrezikshmëri të lartë në shoqëri.

“Edhe sot humbëm një jetë nga dora e kriminelëve të cilët, për arsye të dështimeve të drejtësisë, kanë qenë të lirë. Në qendër të kryeqytetit, shtetasit tanë janë të rrezikuar për shkak të kriminelëve që nuk po ndëshkohen nga drejtësia. Ata duke u ndjerë të plotfuqishëm përballë ligjit nuk hezitojnë që hesapet e tyre kriminale t’i zgjidhin me armë e atë në lokale publike në prezencë dhe duke rrezikuar dhjetra të rinj të tjerë” shkruan Svelça në një postim në facebook.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *