• |
ide | kryesore

Shqiptari ofron bukë falas për ata që kanë nevojë, pas situatës në Slloveni

Lajme, Të fundit



Një shqiptar nga Kosova, pronar i një furre buke është bërë ‘heroi’ i 24 orëve të fundit në Slloveni, ku përmbytjet masive kanë izoluar qindra banorë nëpër shtëpitë e tyre. I riu i është gjendur pranë të gjithë atyre që kanë nevojë në këto ditë të vështira, duke iu ofruar bukë falas.

Alban Memqaj dhe bujaria e tij është bërë tema e ditës në mediat sllovene në këto orë të vështira për vendin ish-jugosllav.

Shqiptari nga Kosova , si pronar i një furre buke, u ofron falas bukë të gjithë atyre që kanë nevojë, edhe pse është fjala për një vend më standart të lartë jetese.

Nëse keni nevojë për ndihmë, furra jonë ndodhet në Novi Mesto, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë të gjithë ata që janë në gjendje të vështirë për shkak të shiut të dendur dhe përmbytjeve. Nëse keni nevojë për një sasi më të madhe na njoftoni pak më herët, mund të bëjmë 500 copa bukë brenda dy orëve dhe të gjitha janë nga ne, pra është falas!”, thuhet në njoftimin e pronarit Alban Memaqaj.

“Për çdo gjë mos ngurroni të na kontaktoni në numrin e telefonit 040778474”, e mbyll thirrjen ai.



7 Comments

  1. Furrtaret tane na risin çmimet, …..si shpjegohet kjo sjellje me dy standarte, me dy surreter, mos eshte nje vlerë kjo e jona e trasheguar dhe ne mburremi me gjera me te kota,…..

    1. O Malsor ai eshte bere pjese e mediave kryesore ne Slloveni kurse ty te pengon pse mburremi me keso “gjera te kota”. Ka plot raste te tilla te ngjashem me shqiptar kudo ne bote. Tash skemi faj se pse eshte shqiptar dhe jo kombesi tjeter ai qe ofron buke falas(ne kete rast ne Slolveni, por qe ka pasur edhe raste te tjera ne Itali,Kroaci,Shba etj).apo ai qe nderhyn shpeton nje foshnje, apo ai shqiptari vjet ne Greqi qe nderkohe te tjeret po iknin,ai futej per te shpetu njerezit nga zjarret. edhe me keto gjera e vogla te mburremi, pse jo

  2. Arber i dashur trajto faktin jo malsorin ,eshte çudi qe kto aktebamirsie nuk ndodhin ne shqiperi,…ja kaq e thjeshte eshte nuk e kam me qytetarin slloven

  3. Sepse ne Shqiperi edhe te qenurit bamirës, eshte abuzuar keq nga politika dhe pushteti ne teresi. Njerezit nuk besojne se ndihma shkon aty ku duhet, prandaj dhe nuk bejn më

  4. Furrtaret tane na risin çmimet, …..si shpjegohet kjo sjellje me dy standarte, me dy surreter, mos eshte nje vlerë kjo e jona e trasheguar dhe ne mburremi me gjera me te kota,…..THOTE NJE KOMENTUES ME LARTE.Sepse ne shqiperi politika dhe shteti jane te lidhur me krimin.Krimi ben vota per politiken.Politika dhe krimi kerkon para.Parat i ben biznesi i mbeshtetur nga politika dhe i mbrojtur nga krimi.Ae di ti cjane bizneset strategjike.Bizneset strategjike jane inceneratoret,,chek api,parcelat e droges,dhe licencat e kanabisit ” mjeksore”,privatizimet e pronave strategjike te ushtrise,kazinote,Hotelet luksoze ,shezllonet, marina arejat ,marja e shtepive dhe prishja e tyre nen terror per gradacelat e krimit,bizneset e gjer luces,pellumb gjokes,,parat qe i jepen top chanal, mero bazes dritan hiles,bollinos,,Kur ne krye te krimit ke ramen,velin boset e vertete te krimit,te inceneratoreve,etj.etj qe skane fund babezite e tyre,ska para per bamiresi,si behet kudo ne vendet e qyteteruara dhe demokratike..A e di ti zoteri si i mori beci shkodren ky gjoka me doshin ,ku patronazhistet kishin piketuar votat qe ishin vendimtare kundra becit,per bashkin shkoder, me terror hu thoshin po ju pam ne qendrat e votimit per te votuar ju zhdukem si familje.Nje popull qe nuk voton i lire,qe nuk e lene ,qe vota e tije te beje qeverite,jo bamiresi per nevojtaret sdo kete, por terrori do jete mbi jetet e tyre. A e di ti arsyen e vertete te zmvleresimit e euros dhe dollarit? Rama veliaj dhe pushteti i tyre i ka mbushur bodrumet me lek dhe keto lek po mblidhen ne euro dhe dollare se e kane kuptuar qe poshtetit te tyre po i vjen fundi nga babezite qe po ju dalin cdo dite dhe po pergatiten per azil ne vendet e sigurta te tyre ku mendojne se sdo i bezdis njeri dhe te jetojne me ato miljona ne euro dhe dollare si sheik ne 10 breza,aq shume kane vjedhur.Kete pushtet te korruptuar e vuri e mbrojti dhe e cimentoi perendimi ne shqiperi.Kete e ka kuptuar populli shqiptare.Kjo eshte arsyeja qe ku popull po e braktis kete vend .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *