• |
ide | kryesore

Opozita e përfshirë në kullën 58-katëshe? Berisha: Shpifje e ultë

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur akuzave lidhur me ndërtimin e kullës në qendër të Tiranës, që pritet të jetë 58 kate, në zonën pranë 9-katësheve.

I pyetur se në lidhje me këtë është përfshirë edhe një biznesmen që ka financuar Foltoren, Berisha tha se nuk është aspak e vërtetë duke shtuar se gjitha kjo po bëhet për të hequr vëmendjen nga afera e inceneratorëve.

Pyetje: Kulla në pranë Pallatit të Kulturës , një nga pronarët ka financuar Foltoren çfarë mund të thoni?

Berisha: Shpifje nga kuzhina Fuga-Veliaj, edhe për kullat e ka fajin Saliu. E gjithë përpjekja është të krijojë një zhurmë për të shuar flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekzistojnë. Gjatë qeverisjes së PD, Sali Berisha nuk ka dhënë asnjë leje për asnjë kullë.

Plani që ka miratuar Këshilli Kombëtar ka qenë për ndërtimin e ndërtesave 6-8 kate në të gjithë territorin e Tiranës. Janë shpifarakë të mjerë. Duhet të bëhesh shpifës i kalibrit të Ymer Bazes apo Bolinos që të nxjerrësh shpifje të tilla.



6 Comments

  1. Me interes seriali me Gj. Lucen ose shokun e rakise se E. Rama. Ajo qe kuptohet nga cfare vete ky “biznesmen” deklaron, eshte menyra e paligjshme dhe korruptive ne raportet me qeverine dhe kryeministrin per qellim te perfitimit pasuror. Ai vete deklaron qe, ne vend te zbatoje ligjin dhe kallzoje zyrtaret qe sipas tij nuk e lene te qete, ai i drejtohet kryeministrit (Berisha) per shkak te njohjes dhe miqesise familiare. Madje me tej, duke nderhyre permes familiareve (vajzes). Dhe pasiqe nuk gjen “zgjidhje” dashuria i kthehet ne “urrejtje” dhe nis te fuse “aksionet” ne anen tjeter ne kembim te favoreve. Pra ai thote qe pasi u dakordesua me kandidatin per kryeminister (Ramen) ne krye te Bashkise, nisi per llogari te tij te intimidonte dhe korruptonte zgjedhesit per te zgjedhur vrasesit kriminele Frroku apo Ndoka ne Lezhe, dhe sigurisht kartelin Doshi ne Shkoderen e “tij”. Dhe si shperblim kryeministri (Rama) dhe keshilli i ministrave e “ringriten” nga fundi ku kish rene me qindra mijra m2 prone publike, det, pyll, mal e kullote!!! Meqe ka “besim” te SPAK ishalla ndonje nga prokuroret behet trim dhe i hedh prangat ne vend! Me haptazi nuk shprehet makuteria e zhvatjes permes shtetkapjes.

    1. Bëjnë të njëjtën propagandë që kur i shemb diktatura.Ne qendër të goditjes gjithmonë Berisha.Dhe kjo goditje bëhet më e madhe kur rilindja don të heqë vëmendjen nga një skandal i mëparshëm,djegsat!!!Por këtë herë e bën për të çoroditur opinionin se vërtetë ndërtohet por nga opozita!!!Sa të pa skrupull e burracakë janë!!!

  2. Sali komunistkriminelinongrata eshte e keqja e shqiptareve. Vetem po te arrestohet ai gjen qetesi ky popull.

  3. Të gjithë e kemi të qartë përse Edi Rama ja jep këtë ndihmë Shkëlzen Sali Berishës. Ja jep se i duhet të qëndrojë në lojë si klan politik shkatërrues për opozitën. Ose më thjeshtë blen me lekë një mall që helmon opozitën.

    Natyrisht që ka faj, por jo më shumë se faj se këta që shesin opozitarizmin për bythën e familjes së tyre dhe milionat që fitojnë nga firma e Edi Ramës.Ortaku gjigant i opozites eshte bere si Sorre qorre tani,milionat e eurove te dhena nga leja e rames jane me te rendesishme se pushteti o salih,nga pushteti nuk e kalon as Rinasin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *