• |
ide | kryesore

Sulmohet gjatë detyrës një polic në Kosovë

Lajme, Të fundit



Një polic në Kosovë është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës. Polici ka pësuar lëndime, ndërsa personi është arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në rrugën “Rasim Kiçina” në Prishtinë, ndërsa i dyshuari ishte duke e drejtuar automjetin dhe nuk i kishte zbatuar urdhrat për ndalim.

Policia ka bërë të ditur se fillimisht i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe e kishte braktisur automjetin e tij. Më pas autori është dorëzuar në polici dhe është lënë në paraburgim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *