• |
ide | kryesore

Albin Kurti kërkon heqjen e menjëhershme të masave të BE-së ndaj Kosovës

Lajme, Të fundit
Kërcënoi se do të vriste Albin Kurtin, arrestohet një person



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këmbëngulë se Bashkimi Europian duhet t’i heqë masat që ka vënë ndaj Prishtinës, duke pasur parasysh edhe që kjo e fundit po ndërmerr hapa për uljen e tensioneve në veri. Kreu i qeverisë së Kosovës thotë se në fakt Serbia është ajo që nuk po respekton marrëveshjet për të cilat janë dakordësuar.

Kurti ka thënë se masat e vendosura kanë qenë irracionale dhe të padrejta, duke shtuar se Kosova ka qenë parimore dhe jo kokëfortë në menaxhimin e situatave në vend.

“Nuk e di se kur do të tërhiqen, besoj se duhet të hiqen sa më parë sepse Kosova është konstruktive, qeveria e Kosovës ka qenë kreative me ide dhe të përkushtuar në dialog, që ka rezultuar me marrëveshjen bazike. Me 27 shkurt ne në Bruksel e kemi realizuar marrëveshjen bazike, që është njohje reciproke de facto. Në marrëveshjen e Ohrit ia bashkëngjitëm edhe një aneks implementimi me 12 pika, por është Beogradi që e ka shkelur këtë. Ne kemi thënë le ta zbatojmë në plotni dhe pa kushte”, ka thënë ai.

I pyetur nëse vizitat e tij në Komunën e Tetovës dhe Çairit në Maqedoninë e Veriut ishin ndonjë mesazh i fshehtë politik, Kurti ka thënë se ka shkuar vetëm sepse është ftuar e jo për diçka tjetër.



9 Comments

      1. Perse jane te padrejte, se i thane prej muajsh te beje zgjedhje te lira dhe shiti pordhe. Apo se po i kapin leke (40% e buxhetit te kosoves) dhe tani nuk duan te jepin me. Apo se nuk duan te vazhdojne liberalizimin e vizave , se nuk ja ndjen. Po bejne favore dhe po te duash je dakord po te mos duash fol neper mitingje se nderkohe ne shtator kosovaret do kene 0 fonde e bllokim liberalizimi, e bllokim NATO, pervecse njohje te bllokuara..Thuj Kurtit se ka te drejte..

  1. Dildo totalisht! As kar i ngref as kar i shkref!

    Thjesht dildo!

    Silikon kinez i importuar ne Southeast Europe shipping to Serbia via Durres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *