• |
ide | kryesore

Përplaset makina dhe furgoni në aksin Gjirokastër-Kakavijë, νdes bariu

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Jorgucat të Bashkisë së Dropullit. Mësohet se një aksident me vdekje është zhvilluar në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Dy automjete janë përplasur. Aksidenti ka përfshirë një autoveturë dhe një furgon me turistë polakë. Si pasojë e përplasjes, mjetet kanë dalë nga rruga dhe kanë goditur një bari të zonës, që ndodhej në anë të rrugës. Si rrjedhojë, bariu ka humbur jetën në vend.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *