• |
ide | kryesore

Prapaskenat për Samardzic te Inter, shfaqet një menaxher i tretë: Udinese e tërbuar

-Instant, Sport
Samardzic



Kalimi i Lazar Samardzic te Inter është varur në një fije. Serbi, i cili u largua nga Milano të dielën, është jashtë planeve të Udinese. Lojtari do të stërvitet veçmas dhe do të largohet deri në fund të merkatos. Ultimatumi i zikaltërve, i vendosur për ditën e djeshme, tashmë ka skaduar. Babai-menaxher i 21 vjecarit, zbulon Il Messaggero Veneto, ka braktisur dy takimet e planifikuara për të hënën në selinë e Inter në Viale della Liberazione, duke rritur nervozizmin e drejtuesve milanezë.

Për ta bërë gjithçka të përpjetë, shërbyen komisionet e kërkuara nga stafi i playmaker-it. Babai i tij Mladen dëshiron të marrë 50% të asaj që zikaltrit fillimisht kishin për të faturuar te Pimenta. Në lojë janë rreth 800,000 euro për tu shtuar, sipas familjes, në pagën e mesfushorit, që do të shkonte mbi 2 milionë euro. E tani, shkruan Gazzetta dello Sport, në këtë çështje është futur edhe një menaxher i tretë. Ose më mirë një agjenci: është TDS Sports e Tolga Dirican me qendër në Berlin. Me pak fjalë, një pjesë e njerëzve në fushë kanë ndryshuar, por jo dëshira e Marotta, që nuk tërhiqet. Propozimi i Inter mbetet ai i paraqitur ditë më parë. E ultimatumi i ri zikaltër është vendosur për nesër.

Në gjithë këtë skenar, nuk duhet harruar pozicioni i Udinese, që ka dalë në fushë me Gino Pozzo, pronarin e bardhezinjve. Ky i fundit, për të mos thënë i tërbuar, ka marrë përsipër të bindë babain-menaxher. Një sërë bisedash të gjata kanë vazhduar deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Qëllimi është të bindë stafin e Samardzic që të pranojë kushtet e Inter, për të favorizuar gjithashtu mbërritjen e Fabbian në Friuli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *