• |
ide | kryesore

Vatër e madhe zjarri në komunën në jug të Francës, digjen 530 hektarë tokë

Lajme, Të fundit



Një vatër e madhe zjarri është përhapur me shpejtësi në një komunë në departamentin e Pyrenees-Orientales në jug të Francës. Autoritet kanë arritur të evakuuojnë deri më tani 3000 banorë të zonës.

Zjarri shpërtheu rreth orës 17:15 me orën lokale (1515 GMT). Sipas zjarrfikësve lokalë, rreth 530 hektarë tokë janë djegur si pasojë e përhapjes së flakëve.

Duke folur në një konferencë për shtyp rreth orës 21:00, prefekti i departamentit Rodrigue Furcy tha se situata filloi të përmirësohej, por zjarri nuk ishte ende plotësisht nën kontroll, shkruajnë mediat e huaja.

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin njoftoi se më shumë se 500 zjarrfikës janë vendosur për të kontrolluar përhapjen e zjarrit me ndihmën e 13 avionëve dhe 3 helikopterëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *