• |
ide | kryesore

Lubonja: Hetimet për “sterilizimin” nuk janë të plota, Rama përgjegjës!

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lubonja, Afera e inceneratorëve dhe sterilizimit, Lubonja: SPAK nuk shkon në thelb të sistemit kriminal



Analisti Fatos Lubonja është shprehur se hetimet e SPAK për koncesionin e sterilizimit nuk janë të plota dhe janë të vonuara. Komentet Lubonja i bëri përmes një interviste në News 24, ku tha se skema e koncesionit të sterilizimit është e ngjashme me atë të inceneratorëve, pasi sipas tij, ka vjedhja dhe mashtrim me paratë publike.

“Është një skemë e ngjashme me inceneratorët, ka vjedhje dhe mashtrim me paratë publike. Bëhen denoncimet e para dhe del në skenë kryeministri ynë i famshëm e justifikon veprimet duke mbyllur dhe gojën e mediave që denoncojnë. Ky rast ka 3 vite që hetohet dhe rezultati është se edhe në rastet kur duhej një bisturi e vetme shitej e gjithë pakoja e mjeteve kirurgjikale. Me paratë që merrnin në një vit këta, shteti mund të paguante për 10 vite.

3 vite janë shumë për të hetuar dhe përgjegjësit kryesorë janë të mbrojtur. I pari është kryeministri që mban përgjegjësi edhe pse s’ka firmosur. Me gjithë sinjalizimet e medias këta kanë bërë sikur kjo histori nuk ekzistonte dhe vetëm kur bëhet mullar del historia.

Vizita e Melonit është një metodë e Ramës edhe për mbajtjen e pushtetit, duke bërë që të huajt ta vlerësojnë në sy të opinionit publik. Rama këtë punë ka, nuk qeveris për Shqipërinë. Këto milionat e inceneratorëve duhen për të blerë edhe këta të rëndësishmit. Meloni konsiderohet si e djathtë më ekstreme sa i përket disa qëndrimeve të saj.

Rama i ka dhënë Italisë ujërat që vijnë nga jugu i Shqipërisë, sepse Puglia nuk ka ujë. Uji është pasuri kombëtare dhe ne kemi nevojë. As mediat nuk e thonë këtë, është marrëveshje. I duhet edhe mbështetja e Italisë për anëtarësimin. Ne kemi një ambasadë që informon qeverinë e vetë. Gjithë ky korrupsion, ndërtime kullash, etj. Meloni duhet të vijë e informuar dhe jo për t’u përdorur si fasadë për të mbuluar këto probleme.

Takimet që vijnë nga miqësitë e këtij janë degjenerim i politikës. Këto të gjitha bëhen në funksion të fuqisë personale të zotërisë. Do kishte të keqe nëse do siguronte mbështetjen e Italisë në këtë mënyrë se do kishte një mashtrim. Do thonë shqiptarët se u futëm në BE dhe nuk ndodh asgjë. Shqipëria ka nevojë që BE të ndjekë standardet për anëtarësimin.

Këtu duan t’u shpëlajnë trutë opinionit publik për Belerin për të ngjallur ndjenja anti-greke dhe nacionaliste. Këtu nuk është kjo çështja. Rasti i Belerit është rasti kur pushteti i shqetësuar për grabitjet që po bën në jug ka interes që këtë ta nxjerrë jashtë loje dhe ka vepruar në mënyrë arrogante ta eliminojë në këtë mënyrë”, u shpreh ai.



7 Comments

  1. Sa njeri i lig ky mut. Nuk te denonte kot ai me ja dhjefsha temen. Te studionte ta maste koken me pe……. Ja shikojeni,,,,si uron gjera te qelbta.. keta te lapthit thone shyqyr ka ca te ikur si ky dhe ja botojne me vrap pordhat.

  2. Ka të drejtë Lubonja.Rama strumbullari i të gjithë skandaleve është ai dhe vetëm ai.Dhe Spak rri dhe s’vepron!!!

  3. Kreu i Rithemelimit duke komentuar zhvillimet e fundit në gjyqin e McGinigal në Washington, ka kërkuar që SPAK të hetojë “nongratën” e tij nga SHBA, pasi ajo është realizuar me informacione të ish-drejtuesit të FBI, të paguara nga Edi Rama.

    Kujtojmë se Berisha më herët pikërisht për këtë çështje kishte akuzuar Soros, kurse sot akuzat i ka devijuar te McGonigal.Spaku ka pune me salihun tani,por gjygjtari i komunizmin fatos lubonja e dha vendimin me kete shkrim

  4. E vërteta është se përveç hetimeve të thelluara SPAK është përpjekur të bëj dhe një lloj spektakli me hetimet mbi qeverinë, duke I ekspozuar të hetuarit të gjithë para shtypit, madje dhe ata që thirren për pyetje në SPAK për çështje banale, ndërkohë që askush nuk është njoftuar kur është marrë në pyetje dhëndëri I Sali Berishës për klubin “Partizani” apo djali I tij për dyshimet për pastrim paresh tek kompania e boronicave që për ironi të fatit është po në Gërdec.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *