• |
ide | kryesore

Pavard, Bayern ul pretendimet e gjen akordin me Inter: vizitat mjekësore brenda 48 orësh

-Instant, Sport
Pavard



Transferimi i Benjamin Pavard te Inter është tashmë një punë e kryer. Zikaltrit kanë arritur marrëveshjen me Bayern Munich për mbrojtësin francez. 27 vjeçari do të zbarkojë në Milano mbi bazën e 30 milionë euro plus dy bonuse. Në këtë pikë vizitat mjekësore tashmë mund të planifikohen për të mërkurën. Bayern më në fund uli kërkesën fillestare prej 35 milionësh, e nxitur edhe nga vullneti i fortë i lojtarit për t’u larguar nga klubi. Tani Interi dhe lojtari po përcaktojnë detajet e kontratës.

Ambjenti i mirë i negociatave u dëshmua nga raportimet në mediat gjermane. Sipas tyre Bayern po kërkonte aktivisht një zëvendësues për Pavard. Klubi bavarez e ka identifikuar atë te Lutsharel Geertruida i Feyenoord. Në këtë pikë, Pavard mund të transferohej te Inter. Francezi, në fakt, është profili ideal për të kompletuar repartin mbrojtës të Inter, që pas largimeve të Skriniar dhe D’Ambrosio, kishte parë vetëm afrimin e Bisseck. “Ne kemi nevojë absolutisht për një mbrojtës, jemi të zbuluar”, tha Inzaghi pas ndeshjen me Monzan. Tani tekniku duhet të jetë i kënaqur.

Lexo më tej: Inter arrin akordin ekonomik me Bayern për Pavard: “Tani klubi gjerman duhet të gjejë zëvendësuesin”

Me Bayern Munich mbrojtësi, i aftë të luajë si qendror dhe në krah, ka fituar praktikisht gjithçka. Ndër triumfet kryesore dallohen 4 kampionate gjermane, një Champions League dhe një Botëror për Klube. Pavard është edhe kampion bote në 2018 me Francën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *