• |
ide | kryesore

Plas polemika/ Ish-senatori italian: Rama të na dëmshpërblejë vjedhjet e 20 viteve

Arkiva, Lajme, Të fundit
polemika



Vijon të shkaktojë polemika në mediat dhe politikën italiane vendimi i kryeministres Giorgia Meloni për të paguar faturën e 4 turistëve që u larguan me vrap nga restoranti në Berat. Ai që ka tërhequr më së shumti vëmendje së fundmi është një deklaratë e ish-senatorit të PD, Tommaso Cerno që tashmë drejton gazetën “L’Identita”.

I ftuar në kanalin italian Tg4 ai e ka deklaruar se gjesti i Melonit është i pavend, por ai ka shpërthyer ndaj kryeministrit Rama duke kërkuar që edhe Shqipëria të dëmshpërblejë vjedhjet që shqiptarët kanë bërë në shtëpitë e italianëve. Nëse do të ndodhte kjo sipas tij, do të falimentonte shteti shqiptar.


“Shumë mirë që Meloni pagoi. Shumë mirë që kryeministri Rama na ka shpjeguar për këtë parajsë të re me plazhe të mrekullueshme… E gjitha një seri gënjeshtrash që na thuhet për Shqipërinë. Dhe tashmë 4 italianë që nuk kanë paguar 80 euro. Tani kryeministër Rama thuaji ambasadorit shqiptar të na dëmshpërblejë për vjedhjet e 20 viteve që shqiptarët kanë bërë në Itali – tha ai ndër të tjera. Kjo deklaratë ka shkaktuar edhe reagimin e këngëtarit Ermal Meta, dy herë fitues i Sanremos.

“I dashur Tommaso, me sa duket antenat e drejtuara nga Perëndimi, (drejtimi i vetëm i mundshëm) i kanë mësuar disa njerëz të jenë të pandershëm. Vendet e zakonshme shpesh maskohen, por sapo kalon një situatë dhe ngrysin vetullat reagojnë veten për atë që janë. Që janë të vegjël. Dhe më vjen keq sepse mendoj se jeni një njeri shumë inteligjent” – shkroi Meta.


Një reagim mbi këto polemika ka bërë edhe gazetarja dhe aktivistja shqiptare që jeton në Itali, Anita Likmeta.

“Shqiptarët, e sidomos fëmijët kanë paguar një çmim të lartë për mënyrën sesi mediat italiane i kanë trajtuar. Për vite me radhë na keni bërë të ndihemi të pavlerë. Ishim pa shtetësi, si hije të tmerruara nga paragjykimi që përgatitej transmetohej çdo ditë në media”, – thotë Likmeta që shton se ajo thotë se qeveria shqiptare nuk i detyrohet asgjë Italisë.

“Nëse duhet të vazhdojmë këtë debat, p.sh duhet të ketë shpjegim për vdekjen e 103 shqiptarëve të dëshpëruar që u mbytën në kanalin e Otrantos dhe ende sot nuk kanë marrë drejtësi. Kryeministri Rama bëri shumë mirë që e la Melonin të shijonte antipastën e asaj urrejtjeje dhe paragjykimesh, viktima të së cilës kemi qenë ne shqiptarët në Itali dhe në botë”, – shkruan Likmeta.

Këtë të hënë ka reaguar edhe ish-kryeministri italian Matteo Renzi që ka akuzuar Melonin se ka përdorur ambasadën në Tiranë për të paguar faturën e italianëve në Berat. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Lapsi është me Grekët kur fshijnë Shqiptarët, me Italianët kur na mbysin në Otranto, por kundra Amerikanëve që na ruajtën pavarsinë. Këto janë fakte, të tjerat – pallavra.

    1. Lapsi eshte per shqiptaret pike se pari dhe demaskimi i lloj lloj te korruptuari qoft Amerikan, Gjerman, Japonez qe vijne e bejne kete vend republike bananesh, nuk do te thote se je kundra Amerikes, kundra vendit nga vijne keto McGonigaler. Te ishe vertet malok, do e kishe kuptuar deri tani si funksionon mbajtja e ketij pushteti nga keto “perendimore” qe jane ne listepagese se babait politik te Raazanit (George Sorres:)), por ti je nje kokrra bythqimit, nje ithtar PKSH-je qe deri dje te qinit nenen po te permenje Ameriken, kurse sot ju komuniste te “nxirrni syte” duke mbrojt Ameriken:)

  2. I dashur Tommaso Cerno,
    historia e mardhenieve midis Shqiptareve dhe Italianeve daton shume me heret se keto 20 vjetet e fundit qe patem nderin te na i permendnit shkelqesia juaj.

    Po eshte e vertete qe ka patur shqiptare qe kane kapluar detin dhe kane vjedhur ne Itali, por ato mbeten individe apo grupe sporadike qe kane shkelur kodet e nderit kalorsiak te mikpritjes.

    Po ahstu eshte e vertete qe ka patur raste kur italianet kane ftuar veten e tyre ne pasurite e shqiptareve duke kapluar detin e na kane nderuar me prezencen e tyre jo vetem me individe apo grupe kreative te larmisheme artistesh te mbijeteses.

    Por ajo qe nuk ja kane arritur dot shqiptaret dhe ketu jane italianet, me e thene hapur si midis vellezerve, ne avantazh me format me mire te organizuara, te blinduar e uniformiert nga toka , deti e qielli. Mbreselense mund ta quajme kete pervoje historike midis nesh e jush ne familien tone europiane.

    Ketu po e mbyll kete here duke te premtuar qe heren tjeter do te te puthi lala ne te dy faqet o bucko.

  3. O hale italian; Shqiptaret i kane paguar e super paguar sepse ju o hajdute qe keni namin ne gjithe boten i keni vjedhe i vidhni shpiparet duke i paguan ne pune te zeze.Kjo eshte vjedhje..mor rroto in culo..Ata shqiptre qe kane vjedhur neper shtepite i kane paguar ne burgjet e italise parate….Prandaj do merni un cazo nel culo! Bastardi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *