• |
ide | kryesore

Biden: Nuk çuditem që Prigozhin mund të ketë vdekur

Arkiva, Lajme, Të fundit
biden



Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Joe Biden është informuar për aksidentin e avionit të rrëzuar në Rusi brenda të cilit raportohet se ka qenë kreu i mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Më pas vetë Biden ka bërë një koment të shkurtër për gazetarët duke thënë se “nuk është i befasuar” nga lajmet e marra. Kreu i Shtëpisë së bardhë u ndal të fliste për gazetarët teksa po largohej në Liqenin Tahoe, ku aktualisht po pushon me familjen.

“Unë nuk e di në fakt se çfarë ka ndodhur, por nuk jam i befasuar. Nuk ka shumë gjëra që ndodhin në Rusi që Putini nuk është prapa, por unë nuk di mjaftueshëm për të ditur përgjigjen. Jam stërvitur për një orë e gjysmë” – tha Biden.

Për ngjarjen foli edhe zëdhënësja e sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Adrienne Watson. Ajo tha se vdekja e mundshme e Prigozhin nuk do të ishte surprizë duke pasur parasysh historinë e tij me Putinin.

“Ne i kemi parë lajmet” e rrëzimit dhe nëse konfirmohet, “askush nuk duhet të habitet” tha ajo. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Nuk cuditesh ti jo. Edhe fjalet “nuk cuditem” i lexon ne telepromter. Nuk po cuditemi me as ne me ty, jo ti me veten:).

  2. My question goes to stupid Albanians who thinks that USA and EU is interested on them

    Tell me something, Albanians, why America and EU invests in Serbia and not in Albania?

    Why Albanians can’t travel visa free in USA if they think that yanks are their ally?

    If uncle Sam wants Albania to join EU, Albanians can be members of union in a short period of time. Why USA don’t want you in EU?

    Why is Albania the poorest country in the Balkans and Europe?

    Why is pseudo western democracy failing in Albania?

    Why are all the countries of Eastern Europe and some of the Balkans part of the EU and Albania is left aside in the ranks of Turkey to never become part of the union?

    I’m waiting for your answers

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *