• |
ide | kryesore

Del VIDEO e fundit e Prigozhin: Vdekja nuk është fundi

Arkiva, Lajme, Të fundit
Prigozhin



Yevgeny Prigozhin foli për vdekjen e tij në një video të regjistruar vetëm pak përpara se ai të shpallej i vdekur nga rrëzimi i një avioni. 62-vjeçari, komandant i ushtrisë Wagner ngriti supet dhe thotë: “Vdekja nuk është fundi, është fillimi i diçkaje tjetër. Kjo është e drejtë! Ne të gjithë do të shkojmë në ferr, por në ferr do të jemi më të mirët.”

Është kjo video e shkurtër e publikuar nga gazetari rus Semyon Pegov që tregon fjalët e Prigozhin. Burime të inteligjencës amerikane thanë se dyshohet se ishte Vladimir Putin që urdhëroi shërbimin e tij sekret FSB të vriste Prigozhin. Prigozhin u duk i dorëzuar nga fati i tij dy muaj pasi udhëhoqi një marshim rebel drejt Moskës në qershor, në sfidën më të madhe ndaj sundimit 20-vjeçar të Putinit.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Rusisë deklaroi se shefi i mercenarëve me kokë të rruar ishte në mesin e 10 pasagjerëve të një avioni biznesi Embraer Legacy 600, i cili u rrëzua në veri të Moskës. Teoritë e konspiracionit thonë se ai mund të ketë përdorur një sozi për të ndërtuar zhdukjen e tij.

Aeroplani i Prigozhin besohet të jetë rrëzuar nga një raketë tokë-ajër ose një bombë e fshehur në bord. Në pikëpyetje po vihen edhe “riparimet” e avionit bardhë e blu i cili vonoi ngritjen e tij nga aeroporti Sheremetyevo i Moskës me destinacion Shën Petersburg.

Ai u rrëzua menjëherë pas ngritjes ndërsa një tjetër avion i Prigozhin që fluturonte pas tij u kthye në aeroport me zig-zag sikur po shmangte një sulm me raketa. Prigozhin ishte kthyer në Moskë për arsye të panjohura pasi qëndroi në Afrikë. Nuk dihet nëse ai u thirr në Moskë nga Kremlini. /LAPSI.al



4 Comments

  1. Ne ferr do shkosh ti vella dhe shoku yt Putin

    Mos e ngushello veten duke futur te gjithe ne nje thes: xhelate e viktima.

    S’ka pse te shkoje ne ferr ata ukrainasit e shkrete qe ushtaret e tu i vrane mizorisht.

    Kapish?

    Uroj te percellohesh mire. Sharlatan i sharlatanit. Qenie e neveritshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *