• |
ide | kryesore

Cinizmi i Brnabiç në forumin me Kurtin: S’ka dy vende, Kosova nuk njihet

Arkiva, Lajme, Të fundit
Cinizmi i Brnabiç në forumin me Kurtin: S’ka dy vende, Kosova nuk njihet



Përplasje janë shënuar gjatë zhvillimit të punimeve të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe asaj të Serbisë, Ana Brnabiç.

Kjo e fundit, teksa diskutohej mbi dy vendet, ndërhyri duke thënë se nuk ka dy vende, pasi Kosova nuk njihet.

“Së pari, më duhet të them se kemi të bëjmë me një shtet, nuk ka dy shtete për mua. Republika e Kosovës nuk është njohur ende, nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe nuk mund të jetë pjesë e BE përsa nuk njihet ende nga pesë vende evropiane.

Normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, që është në interes të të dy vendeve dhe të dy popujve, por edhe në interes të të gjithë rajonit. E vetmja gjë që Prishtina duhet të bëjë më së pari është respektimi dhe integrimi i komunitetit serb atje”, tha Brnabiç.

Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kurtit, i cili ka thënë se vendi i tij ka sanksionuar Rusinë, ndërsa Serbia as që e mendon këtë gjë. Ai shtoi më tej duke thënë se, deklaratat e Brnabiç nuk janë aspak në frymën e Charles Michel.

“Të mbështesësh Kosovën për Bashkimin Evropian ne e kemi 94 për qind, ndërsa Serbia 35 për qind. Ne kemi vendosur sanksione ndaj Rusisë, ndërsa Serbia as nuk e mendon këtë gjë.

Serbia nuk e distancoi veten as nga Millosheviç as nga Putin, ndaj nuk është thjeshtë për ne. Normalizimi me Serbinë është shumë herë më i vështirë. Normalizimi nga pikëpamja psikologjike do të thotë mungesë të konfuzionit mes fantazisë dhe realitetit”, u shpreh Kurti.



3 Comments

  1. Fuck europenis union} — the left
    Fuck rama} — the left
    Fuck soros} — the left

    They are the real left

  2. Shqipot si gjithmone diskutojne kot,ne ajer,pa zbritur me kembe ne toke…..per konsum politik…..me nje fjale…me presh ne bythe.O al bin,o kone…ato qe thote ajo lezbikja jane te verteta dhe duhet shume pune per te arritur te kunderten pasi ti me shume shkateron se sa nderton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *