• |
ide | kryesore

Kosova nën presion/ Osmani përplasje me Macron pas kërcënimit për vizat

Arkiva, Kryesore, Lajme



Liberalizimi i vizave ishte një lajm i shumëpritur në Kosovë, që prej disa vitesh është shndërruar në një ishull në Ballkan për shkak të regjimit të vizave me vendet e Bashkimit Europian. Prandaj kur presidenti i Francës, Emanuel Macron e vuri në diskutim liberalizimin e vizave në 1 Janar të vitit 2024, duhet të ketë shkaktuar një valë pakënaqësie që nuk mund të kalonte pa përgjigje.

Pakënaqësia u ndje në deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që foli pas homazheve te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë. Nëse vendimi anulohet, tha Osmani, dialogu Kosovë-Serbi anulohet.

“Kjo është mënyra për ta vrarë dialogun një herë e përgjithmonë. Në qoftë se dëshiron dikush që të mos ketë më dialog, atëherë ndërmerr masa të tilla, që janë masa ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës. Nuk janë ndaj ndonjë lideri, nuk janë ndaj një politike, janë ndaj popullit të Kosovës. Dhe një ndëshkim i tillë i paprecedentë, që edhe ashtu ka qenë padrejtësi e madhe për popullin e Kosovës, do të rezultojë me vdekjen e dialogut. Nuk ka më askush mandat që të shkojë në Bruksel, kur populli i Kosovës ndëshkohet”, u shpreh Osmani, që bëri dallimin mes klasës politike në Kosovë dhe Vuçiçit në Serbi.

“Shpresojmë që dialogu në Bruksel nuk do të jetë më një proces përmes të cilit Kosovës do t’i bëhet trysni dhe popullit të Kosovës padrejtësi, ndërkaq fytyra e Vuçiqit, një njeriu që ende fle mbi varreza masive, do të vazhdojë të shpëlahet padrejtësisht”, tha Osmani.

Në një fjalim para ambasadorëve francezë në Paris dy ditë më parë, presidenti i Francës, Emanuel Makro tha se premtimet për vizat do të rishikohen nëse palët nuk sillen me përgjegjësi.

“Franca dhe Gjermania i kanë bërë premtimet e tyre për politikat e vizave dhe çështjet tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse të dy palët nuk sillen me përgjegjësi. Ne duhet të jemi tejet kujdesshëm në këtë drejtim, posaçërisht kur stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është në rrezik”, tha Macron.

Kjo deklaratë e presidentit francez rikthen edhe një herë presionin ndërkombëtar ndaj Kosovës, ndërkohë që kryeministri Kurti ndërmori disa hapa pas për situatën në veri. Deri tani, Kosova ka pranuar zhvillimin e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe, ndërkohë që forcat policore janë pakësuar ndjeshëm.

Lexo edhe: Dalin detaje/ Çfarë ndodhi në takimin mes Kurtit dhe Macron

Pavarësisht kësaj, masat që vendosi Bashkimi Europian pas acarimit të situatës në veri nuk janë hequr ende.

Makro ka qenë në veçanti i ashpër ndaj Kosovës, që pas trazirave të fundit në veri. Në maj të këtij viti, Makro tha se ishin autoritetet e Kosovës që “mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm” në veri.

Deklarata kërcënuese për anulimin e liberalizimit të vizave është një nga qëndrimet më të forta kundër Kosovës, që pas acarimit të situatës në veri. Kryeministri Albin Kurti ka qenë nën presion të vazhdueshëm gjatë këtij viti, si nga SHBA, ashtu edhe nga Bashkimi Europian, pasi iu desh të mbajë në detyrë kryetarët e komunave me shumicë serbe që dolën nga zgjedhjet, të cilat serbët i bojkotuan.

Presioni i SHBA dhe BE ndaj Kosovës është kritikuar në gusht të këtij viti nga një numër diplomatësh me peshë si kryetarët e komiteteve të politikës së jashtme të Bundestagut, Michael Roth (SPD) dhe Senatit të SHBA-së, Bob Menendez, por edhe kryetarëve të komiteteve të punëve të jashtme të Dhomës Britanike të Komunave dhe parlamenteve të Republikës Çeke, Ukrainës, Irlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.

Në këtë letër dërguar përfaqësuesve të lartë të SHBA-së dhe BE-së, shprehej shqetësim për politikën aktuale të Perëndimit në raport me Kosovën dhe Serbinë.

 Lexo edhe: “Zëri i Amerikës”: BE e pakënaqur me planin e Kurtit

Aty kërkohej një qasje më e ashpër ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiç pasi “Kosova është një vend sovran dhe një demokraci funksionale”.

“Ky fakt duhet të jetë baza e politikës sonë të përbashkët ndaj krizës aktuale”, thuhej ndër të tjera në këtë letër, me të cilën duket se Makro nuk bie dakort./Lapsi.al



30 Comments

      1. Fuck EU, ju koqet e kandarit kujtoni se me plas kari per Turqine apo Dubain tuaj te dashur, si EU si Turqi si Dubai si Rusi sme plas kari fare, eshte si te zgjedhes midis mutit dhe shurres. qef te keni. edh prap Fuck EU

      2. pastaj o malok, ky Pilaf Scholzi qe ka dal ne foto eshte hapur pro Biden, nje rrot kari pa tru ne koke kukull e sorosit

        1. Do me thene ta kane lene ty te vendosesh per Biden, Trump apo Soros (mbase e ke marre vesh qe Trump ne fushaten e fundit eshte financuar edhe nga Soros).. Politika nderkombetare boterore varet nga llafet e tua..Po ik o qime bythe se nuk e rruan njeri per ty..

          1. Ça thu o kar pse fler perçart o idiot me te meta mendore

    1. MBANI MEND TE GJITH.ANDEJ NGA NJERZIT KAN DALUR .NUK I ZE ME ASNJE TE KTHEHEN PAS. thotë:

      ECJA PERPARA .KA OSE TE PRANOHEN .DOMOSDOSHMERIT DHE JUSTIFIKOHEN PERGJEGJSIT QE KEMI TE GJITH OSE TE VETSHKATRROHEMIT TE GJITH VETSHKATRRIM NUK DUAM PADREJTESI NUK DUAM.KESHTUQE DO PRANOHEN GERM PER GERME DHE FJAL PER FJAL ATO DY FJAL NE CDO KUPTIM .MOMENTALISHT NDOLLEMI NE FAZE ZHVILLIMESH QELLIMESH INTERESI POR DUPE MOS E PERMBUSHUR MUNDESIT SI MUNDESI PER TE GJITH DEL VETEM DOMOSDOSHMERIT E DREJTA HAKU PERGJEGJSIT ANGAZHIMI NE TO JUSTIFIKIMI KUSH MENDON NDRYSHE DO PREK VETSHKATRRIM HUMBJE LLIMBJE ZHGENJIM

  1. Duhet ta kete braktisure ai qiresi maroken kete lloz-thyesen e Elysee.
    Dergojani nje jevg Kosove qe t’ja shkunde te gjithe tubat kesaje caniche tricolore…
    Dhe ndoshta e gjen prape humorin.
    Bitheqire pervers i semure.

  2. Me siguri ben vetem presion,per te mat pulsin , por nqs vertete ndonje Makaron mendon se Kosova duhet te beje sakrifica kunder interesave te saj per ta kenaqur akoma me shume Serbine , pergjigjen ia dha kaq mire, dhe kaq prere Vjosa Osmani sot. E cuditshmja eshte se Makaroni ben presion ne (sipas tij) piken e dobet te qytetareve, tek vizat, ku shpreson qe te ngjalle edhe pakenaqesi te qytetareve ndaj qeverise,pra me nje gur te godase dy zogj. Ore Makaron, eshte e vertete qe qytetaret jane super te frustuar (por me ju dhe ish qeveritaret e jo me dike tjeter), super te lodhur, e gjithe si shtet po na ik durimi, me ju negociatore, me shtetet qe premtojne se do na njohin e spo na njohin, por vijat e kuqe tona s’do i shkelim ,as po per vizat tuaja. Bile mendoj qe ka ardh koha ta shpallim edhe de jure, Zajednicen te vdekur.qe mos te shpresojme kot keta.

      1. Ore Turi-turicke, shko merr motren nga semafori se pasdite e kane radhen zezaket dhe gjynah u lodh e shkreta. Shko mor bastard e leri komentet ketu

  3. Dihet historikisht qe Franca nuk ka qene miqesore ndaj shqipetareve, prandaj deklaratat e Macronit ne fundin e mandatit te tij dhe kur Le Pen behet Presidentja e pare e djathte francese jane ne vazhden e kesaj politike.

    Pergjigja e Osmanit eshte brilante dhe po japin shembullin bashke me Kurtin qe nuk i perkulen deri ne histeri politikanet te rradhes perendimore.

  4. Makron, nje bythqir kukull e Klaus Schwab. Ca pret nga nje hajdar qe mer “gjyshen” e vet per grua:))))

    1. Shshshtt Pellazget po ngrejne krye ha ha ha. Tani do na tregojne qe do i dalin perpara edhe EU. Nderkohe humben financimet, humben integrimin Humben stervitjet me NATO etj etj …VK pordhe morracakesh

      1. Ore morr. skllav pellazgesh e pastaj iliresh, ti cfare je? se mua me dukesh si nejfare DhiETARI i Temes? E di ti ,qe gezohesh per kaq gje ,cfare stervitjesh me NAton humbem?Vetem diten e fundit,qe do behej nje lloj party, pra ushtrimet ushtarake i beme 100%, vetem partyn beme sikur e anulluam (ne fak duhet t’kishim ftu ty ne ate party, per t’na dhene shfaqje). Ne Kosove eshte baza me e madhe amerikane ne EUrope e ti gezohesh per ca anullim stervitjesh. Per ta ndal gezimin ne fyt, po te them qe para pak ditesh u nenshkrua nje marreveshje me Ameriken per mbrojtjen e te dhenave sensitive,qe perfshin(per ta thkeshtu) qe armet qe Kosova belen apo merr(falas) ne SHBA duhet te mbeten sekret.(tani merre me mend vete kuptimin)….Kurse ti MAloku, os eme sakte djal i malokut (se ne fund te fundit nuk eshte ofendim ,me i thene dikujt djali i babes), ke quan mi o dyfytresh? Mire Vjosa, po kur miu te jete 2 metar e 2 cm , dhe burre pa le, kjo po qe eshte ofendim (se ta ofendova shefin meqe je servil i tij qe e njeh edhe live dmth, jo nga keta patrozhanistet e thjeshte)

  5. Erdhi koha qe Kosova te kuptoje dhe te heqe qafe Kurtin & Co. Keta jane te gjithe pordhace te fryre ne sherbim te Vuçiç.

    1. Si urdheron i paidentiteshem10:44. Ate do bejme, si te thuash ti. Bile ne fakt kur te voje dita e votimeve, populli do ia shtje votat Kurtit, bash edhe per arsye/inat te atyre qe e shane e propaganduan kunder tij,qofte opoziaret dhe analistet e shitur ne Kosove, qofte Mero Baziket ne Tirane, qofte njefar Gllubi i Ali Ahmetovskit ne Maqedoni. Ja prit se do vije dita e zgjedhjeve dhe do e shijosh rezultatin

      1. Ah se harrova edhe dy me e medhenjte,qe plotesojne mozaikun ku cdo krahine shqiptare ne Ballkan nxjerr edhe ndonje tradhetar, pra e kam fjalen per Dritan Abazovicinb e Malesise, dhe ate sy-lahperin(e qe gruan e mbulo dhe ngujon brenda ne shpi) Shqiprim Arifajn e Lugines se Presheves

      2. Kosovarët janë shqiptarë dhe na vjen gjynah për ju Arbër Kosova, por ju votoni kë të doni ore lali. Kur t’ju vijë Serbia në derë prapë, t’ju nxjerrë përjashta mga shtëpitë prapë, edhe ne në Shqipëri prapë do ju presim, njëlloj si në 1999.

  6. Fatos Nano, politikani modern i nje kohe primitive.
    Frymezoi europianizimin e politikes dhe institucionalizimin e demokracise.

    Gjeneroi nje politike kombetare clirimtare ne harmoni euroatlantike.
    Çarmatosi konfliktin nderpartiak me qytetari dhe intelektualizem.
    Integroi PSSH ne strukturat eurosocialiste.
    Pagoi egersine berishiane me burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *