• |
ide | kryesore

Parandalohet ngjarja kriminale në Fier, arrestohet 29-vjeçari

Lajme, Të fundit
kosova



Një 29 vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit. Albi Mëcini, banues në Kamëz, u kap me 2 çanta brenda të cilave kishte 2 pako me rreth 21.3 kg lëndë plasëse artizanale, të montuara me celularë, për shpërthim në distancë.

Gjithashtu në një automjet afër zonës ku u kap 29 vjeçari u gjetën dhe 3 bidona me lëndë djegëse benzinë. Albi Mëcini së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë dyshohet nga policia se kanë rrëmbyer shtetasit Theodorit dhe Fatmir Sulovari.

Kapja e Mëcinit u bë e mundur në aksin rrugor “Mbrostar-Fier” pasi policia kishte informacione nga inteligjenca policore. Në kërkim u shpall nga policia Arafat Manërkolli dhe Ervis Cukali.

Ndërsa Gjykata e Sarandës shpalli në kërkim për “Rrëmbim ose mbajtje peng personi” shtetasin Sebastian Lataj, bashkëpunëtor i Albi Mëcinit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *