• |
ide | kryesore

Arrestohen grabitësit shqiptarë në Spanjë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Spanjë, pasi akuzohen se kanë grabitur pesë banesa, kryesisht bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.

Sipas mediave spanjolle, dy shqiptarët e moshave 29 dhe 47 vjeç, pasi kryenin vjedhjet, largoheshin drejt një zone pyjore në Montgati, ku fshihnin veshjet dhe sendet e vjedhura.

Për të humbur gjurmët dhe për ti shpëtuar policisë, dy shqiptarët ndryshonin targat e makinës. Ata përdornin maska ​​skish dhe të gjitha llojet e mjeteve të sofistikuara për të vjedhur.

Sakaq, dy shqiptarët e arrestuar ndodhen në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *