• |
ide | kryesore

Bebe Rexha publikon fotografi atraktive nga festa e saj në ditëlindjen e 34-të

Paparazzi, Slider



Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka festuar së fundmi ditëlindjen e saj.

Ajo mbushi 34 vjet, gjersa këtë ditë vendosi ta shënoi në një festë në jaht bashkë me anëtarët e saj të familjes dhe shoqërinë e ngushtë.

Këngëtarja e hitit “I’m Good (Blue)”, publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi nga festa, ku u shfaq duke pozuar me një fustan të zi në jaht.

Ajo kishte veshur një fustan të gjatë me hapje të mëdha te pjesa e gjoksit dhe krahu i saj, të cilat e bënin të dukej edhe më atraktive.

“Faleminderit për urimet tuaja për ditëlindje”, shkroi Rexha në mbishkrimin e këtyre imazheve në Instagram.

Artistja me origjinë shqiptare përndryshe mbushi 34 vjet mes sukseseve të shumta në muzikë, ku ndër to këtë veçohet edhe publikimi i albumit të saj të tretë në karrierë, “Bebe”.

Ajo gjithashtu ishte e nominuar sivjet për një çmim ‘Grammy’ të cilin nuk e fitoi, ndërsa këtë shtator lufton për të marrë çmimin ‘Bashkëpunimi më i mirë’ në Mtv Video Music Awards 2023




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *