• |
ide | kryesore

Parandalohet tragjedia në ujërat greke, shpëton anija me 47 emigrantë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Parandalohet një tjetër tragjedi në ujërat e Samosit. Roja bregdetare greke ka bërë të mundur shpëtimin e 47 emigrantëve të tjerë të paligjshëm, të cilët ndodheshin në një varkë, ku janë pikasur nga një skaf patrullimi i rojës bregdetare, në zonën detare në verilindje të Samosit, pranë Kepit Prassos.

Mediat e greke shkruajnë se anija patrulluese mori dyzet e shtatë të huaj (23 burra, 12 gra, 7 djem, 5 vajza) dhe i transportoi të sigurt në portin e Malagarit.

Më pas ata iu dorëzuan oficerëve të Drejtorisë së Policisë dhe u transferuan në objektin e kontrolluar të mbyllur të Samos. Dy gra janë transportuar me ambulancën e EKAB-it në Spitalin e Përgjithshëm Samos për ndihmën e parë. Varka në të cilën ndodheshin të huajt e mësipërm është shkatërruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *