• |
ide | kryesore

Arrestohet aktori spanjoll për sulm seksual në Festivalin e Filmit në Venecia .

Paparazzi, Slider



Aktori spanjoll Gabriel Guevara, i njohur për rolet e tij në filmin ‘My Fault/Culpa Mia’ dhe versionin spanjoll të serialit Skam, u arrestua në Venecia pasi Franca lëshoi ​​një urdhër arresti ndërkombëtar për të me akuza për abuzim seksual. Guevara, 22 vjeç, do të merrte sot një çmim nga festivali Filming Italy për interpretimin e tij në filmin My Fault/Culpa Mia. Organizatorët i thanë agjencisë italiane të lajmeve se ndarja e çmimit u shty deri në përfundimin e hetimeve ndaj tij.

 

Ansa raportoi se Gabriel Guevara u arrestua nga policia teksa mbërriti në Lido, ku mbahet Festivali i 80-të i Mostra, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Venecia. Një gjykatë italiane do të vendosë në ditët në vijim nëse do ta ekstradojë atë tek autoritetet franceze. Nuk dihet se për çfarë saktësisht akuzohet aktori i ri në Francë.

Në një deklaratë, Festivali i Filmit në Venecia sqaroi se Gabriel Guevara nuk ishte në mesin e të ftuarve të tij.

Me rastin e informacionit të publikuar orët e fundit në disa faqe interneti për arrestimin në Venecia të aktorit spanjoll Gabriel Guevara, Bienalja e Venecias sqaron se prania e tij në Venecia nuk lidhet me asnjë aktivitet apo prodhim të festival, thuhet në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *