• |
ide | kryesore

Lyon e çështja Nuamah që “dribloi” Fair Play Financiar: ja manovra skandaloze e francezëve

-Instant, Sport
Nuamah



Pothuajse në gongun e merkatos të transferimeve, Lyon ka bërë një goditje prej 26 milionë euro, pavarësisht se kishte shumë pak hapësirë për manovrimm duke qenë nën lenten e Fair Play Financiar. Ernest Nuamah në fakt ka ardhur në huazim me detyrim blerje nga RWD Molenbeek. Gjithçka normale? Po, ose pothuajse. Klubi belg është në pronësi të Eagle Football, e cila zotëron, ndër të tjera, Botafogo, Crystal Palace dhe vetë Lyon. Polemikat shpërthyen në Francë sepse çështja Nuamah u pa si një përpjekje, jo shumë e mbuluar, për të tejkaluar rregullat e UEFA-s mbi kufizimet e merkatos, për ata që duhet të respektojnë rregullat e Fair Play Financiar.

Rasti bëhet më flagrant duke marrë parasysh që RWDM është një klub me një histori modeste. Në dekadat e fundit ata shpesh kanë bërë lart e poshtë mes divizionit të parë dhe të dytë. Promovimi i fundit në Ligën Pro të Belgjikës erdhi pikërisht në fund të sezonit të kaluar. Shkurtimisht, nëse është e vërtetë që një pronësi e re mund të sjellë para për blerje të një peshe të caktuar, është e vështirë të besohet se një perspektivë si Nuamah – i datëlindjes 2003 me 20 gola dhe pesë asiste në 49 ndeshje me Nordsjaelland në 2022/23 – i përafruar me ekipet e tjera evropiane përpara Lyon, të pranonte të shkonte te RWDM. Akoma më e çuditshme po të kemi parasysh se në faqen zyrtare të klubit belg kjo blerje, e cila është më e madhja në historinë e klubit, as që është përmendur në asnjë lajm.

John Textor, pronar i Lyon, është siguruar që transferimi të mos bjerë në kundërshtim me nenin 5bis (një lojtar nuk mund të transferohet radhazi dy herë brenda gjashtëmbëdhjetë javësh, si brenda ligave kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *