• |
ide | kryesore

Fabio Grosso shkarkohet me vetëm dy muaj në detyrë: kampioni i botës kishte shifra katastrofë me Lyon

Sport
Grosso



Eksperienca e Fabio Grosso në pankinën e Lyon ishte padyshim intensive, por në të njëjtën kohë edhe shumë e shkurtër. Vetëm dy muaj pas mbërritjes së tij në Francë, trajneri 47-vjeçar roman u shkarkua. Fatale ka qenë humbja e fundit ndaj Lille e Olympique, aktualisht në vendin e fundit në renditjen e Ligue 1. Lyon nuk mund ta priste më ish-kampionin botës me Italinë në 2006, duke zgjedhur trajner të përkohshëm Pierre Sage, drejtues i qendrës stërvitore të klubit, në përvojën e tij të parë si trajner. Megjithatë, të shtunën në Lens dhe gjithashtu të mërkurën në Marsejë, me siguri do të jetë në pankinë zëvendës trajneri Habib Beye.

Grosso mori drejtimin nga Laurent Blanc në mesin e shtatorit, por nuk ishte në gjendje të largonte nga situate e vështirë skuadrën. Lyon me Grosso fitoi vetëm një ndeshje dhe kështu pas vetëm dy muajsh u shkarkua. Italiani rrezikoi të humbiste një sy në vigjilje të ndeshjes me Marseille të teknikut Gattuso, po kjo nuk mjaftoi, Kështu, humbja e së dielës në shtëpi e bindi presidentin amerikan John Textora se ishte koha për t’i dhënë mjedisit një tjetër shkundje. Në pritje të një trajneri të ri, stafeta i kalon Pierre Sage, drejtorit të qendrës stërvitore.

Lexo më tej: Grosso kërkon spiunin e dhomave të zhveshjes: tekniku i Lyon anulon stërvitjen

Shkarkimi vjen ironikisht vetëm dy ditë pasi klubi i uroi ditëlindjen e 46 teknikut italian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *