• |
ide | kryesore

Psg-Barcelona nis në rrjetet sociale: Piquè “poshtëron” Ligue 1

Sport
Piquè



Shorti i hedhur në Nyon dhuroi një ndeshje magjepsëse, pikërisht ajo mes francezëe të PSG dhe spanjollëve të Barcelonës. Një sfidë që premton spektakël dhe që tashmë ka nisur në rrjetet sociale. Dy skuadrat tashmë janë përballur me njëra-tjetrën në të kaluarën me dy ndeshjet e pabesueshme që panë Barcelonën të rikuperonte deficitin prej 4 golash të pësuar në Paris, në ndeshjen e kthimit. Në atë Barcelonë, Piquè, tani i tërhequr nga aktiviteti, luante në mbrojtje. E vetë spanjolli, shpikës i Kings League, ka dashur të “poshtëronte” Ligue 1, që kishte postuar një imazh të një ndeshjeje të mëparshme PSG-Barcelona me të si protagonist.

PËRPLASJE NË RRJETET SOCIALE

Për të nisur betejën sociale mes PSG-së dhe Barcelonës ka menduar Ligue 1, kampionati më elitar francez. Pak orë pas shortit në Nyon, në llogarinë e Ligue1 u publikuan një seri fotosh që shfaqin ndeshje të vjetra mes dy klubeve. Nga festa e Mbappe te një foto ku shihet Piquè duke tërhequr fanellën e Mbappe dhe mbishkrimi: “Këtu nisi Kings League”. Një referim i qartë se koha e Piquè kishte mbaruar në përballjen me yllin e PSG-së.

PËRGJIGJA E PIQUE

Postimi arriti deri tek Piquè, i cili e ndjeu thumbimin. Kështu, pa pritur t’i luten shumë, spanjolli ka dashur të “poshtërojë” të gjithë kampionatin franceze me një foto të thjeshtë: ai me shkrimin 4 Champions League dhe simbolin e Ligue1 me shkrimin 1 Champions League. E qartë, por e drejtpërdrejtë.



1 Comment

  1. Nuk ka qenë Barcelona që e mundte atëhere Parisin!
    Ashtu si pothuaj 2/3 të skuadrave të Europës,në ato vite nuk i mundi Barcelona,as miopatiku i talentuar Messi.
    Jo !
    Ato ndeshje i vendoste presidenca e UEFA s, e korruptuar dhe imorale
    ( kujtoni Çelsi – Barcelona 1-1)!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *