• |
ide | kryesore

Grosso kërkon spiunin e dhomave të zhveshjes: tekniku i Lyon anulon stërvitjen

-Instant, Sport
Grosso



Klima vazhdon të jetë veçanërisht e tensionuar në shtëpinë e Lyon. Skuadra franceze ka zbritur në vendin e fundit në Ligue 1. E ardhja e Fabio Grosso nuk duket se e ka zgjidhur situatën. Ish-trajneri i Frosinone rimori besimin e presidentit John Textor pas disfatës ndaj Clermont. E megjithatë problemet brenda dhomave të zhveshjes duket se shkojnë përtej atyre të shfaqura në fushë.

Sipas asaj që ish-futbollisti Jérôme Rothen zbuloi për RMC Sport, kampioni i botës i vitit 2006 nuk pëlqehet nga shumë prej lojtarëve të tij: “Nuk do t’i them emrat sepse mund t’i vërë në vështirësi. Por Grosso është tashmë në qendër të vëmendjes. Vështirë se ka mbetur një lojtar që mund ta ‘shohë’. Ka lojtarë ekspertë dhe madje me shumë përvojë, që më kanë thënë se ai është ndër trajnerët më të këqij që kanë pasur ndonjëherë”, shpjegoi ish-mesfushori i Paris Saint Germain.

Lexo më tej: Ligue 1, Domenech urrejtje kundë kampionëve të botës 2006: “Weekend i pafat për italianët”

Tensionet i konfirmoi “L’Equipe” që nënvizoi se si ish-mbrojtësi i Palermo, Juventus dhe Inter është vënë në lëvizje për të gjetur “spiunin” e dyshuar. Tekniku ka thirrur grupin në dhomën e zhveshjes për rreth gjysmë ore. Hetimi ka qenë se kush nga lojtarët i ka rrëfyer këto gjëra për Rothen. Pasi nuk mori asnjë reagim pozitiv, Grosso mesa duket vendosi të anulojë stërvitjen e pasdites.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *