• |
ide | kryesore

Video/ PSG barazoi me Rennes, Luis Enrique show me një gazetar: “Mbylli sytë e imagjino”

Sport, Video
Enrique



Të dielën në mbrëmje, Paris Saint Germain barazoi në Parc des Princes kundër Rennes (1-1, gola nga Gouiri në minutën e 33′ dhe Goncalo Ramos me penallti në minutën e 97′). Rezultati në ndeshjen e vlefshme për javën e 23 të Ligue 1 ndërpret serinë e tri fitoreve radhazi të PSG-së në kampionat. E megjithatë, barazimi nuk ndikon në epërsinë e tyre në renditje (54 pikë: +11 ndaj Brest të vendit të dytë). Pas ndeshjes ka ndodhur një shkëmbim batutash interesant mes Luis Enrique dhe gazetarit Alexandre Ruiz.

Lexo më tejLuis Enrique poshtëron Ugarte: “Sot ishte perfekt”. Vetëm se lojtari nuk luajti fare

Për sa i përket konsideratës në lidhje me aspektet negative të paraqitjes së PSG-së, trajneri u përgjigj: “Lojtarët nuk janë makineri dhe futbolli gjithashtu përbëhet nga këto situata. Të rinjtë kuptojnë gjithçka, mendoj se ti je ai që nuk kupton. Kjo është ajo që unë mendoj kur ti bën pyetjet”.

“JE I FIKSUAR, MBYLLI SYTË”

“Si është e mundur që më bën gjithmonë pyetje negative? – vazhdoi Luis Enrique – Je i fiksuar. Mbylli sytë, merr frymë dhe imagjino një diell të bukur dhe një qiell blu. Sigurisht që do t’ju bëjë mirë”, përfundoi ironinë e tij tekniku spanjoll.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *