• |
ide | kryesore

Luis Enrique poshtëron Ugarte: “Sot ishte perfekt”. Vetëm se lojtari nuk luajti fare

Sport
Ugarte



Luis Enrique, pasi fitoi Superkupën e Francës me PSG-në, poshtëroi Ugarte në konferencë për shtyp. Tekniku spanjoll në mënyrë të pabesueshme talli qartë lojtarin duke thënë se ai ishte perfekt, pavarësisht se qëndroi në pankinë për 90 minuta.

Trofeu i parë i epokës së Luis Enrique ka mbërritur për PSG-në. Në fakt mbrëmjen e djeshme u luajt Superkupa e Francës mes parisienëve dhe Toulouse në Parc des Princes. Skuadra kryeqytetase fitoi 2-0 falë golave të Lee dhe Mbappe. Donnarumma ishte gjithashtu protagonist, me pritje të rëndësishme për të mbajtur portën të paprekur dhe rezultatin të sigurtë.

LUIS ENRIQUE POSHTËRON UGARTE

Në konferencën për shtyp, Luis Enrique u shfaq i lumtur dhe mjaft ironik, sidomos kur e pyetën për lënien jashtë të Manuel Ugarte, në vend të të cilit luajti Lee. Luis Enrique ishte shumë i ashpër me komentin e tij në lidhje me lojtarin e tij dhe tha: “Sot ai ishte shumë i mirë, zero topa të humbur, i mrekullueshëm. Asnjë gabim. Perfekt”.

Një ironi të qartë të cilën ai e shpjegoi më pas duke iu referuar konkurrencës së madhe që ekziston në skuadrat e kalibrit të PSG-së dhe të cilës i nënshtrohen edhe lojtarë të rëndësishëm si Ugarte. Nëse është dikush që luan ose stërvitet më mirë, luan ai. Komenti i trajnerit nuk duhet të jetë pritur mirë nga mesfushori, i cili qëndroi në stol për 90 minuta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *