• |
ide | kryesore

U plagos Grosso në sulmin mbi autobusin e Lyon, asnjë penalizim për Marseille: “Po shfajësohen nga përgjegjësia”

-Instant, Sport
Lyon



Lyon nuk është dakord dhe lajmëron ankimimin pas njoftimit të Komisionit Disiplinor të Ligës Franceze të Futbollit (LFP) për të mos marrë “masa disiplinore”, pas sulmit me gurë të autobusit të tij nga ultrasit e Marseille më 29 tetor. Në atë sulm mbeti i dëmtuar trajneri Fabio Grosso sepse aksidentet kishin “ndodhur në rrugë publike”. Lyon, përmes një deklarate, e cilëson këtë vendim si “të pakuptueshëm”, gjë që tregon pa mëdyshje se “LFP shfajësohet nga përgjegjësia për këto episode të rënda dhune që shkaktuan: sulmin në autobusin e lojtarëve; dëmtimin e rëndë në sy të trajnerit Fabio Grosso – i cili kërkoi 12 qepje dhe mungesë në punë – e të ndihmësit të tij Raffaele Longo; sulmin kundër 6 autobusëve që transportonin tifozët që kishin udhëtuar në të njëjtën rrugë me lojtarët, 20 minuta pas incidenteve të para”.

“Olympique Lyon – lexohet sërish në shënimin e klubit – është thellësisht i tronditur nga vendimi i komitetit disiplinor për të deklaruar veten të paaftë për t’u marrë me incidentet jashtëzakonisht të rënda që penguan seriozisht përfundimin pranë stadiumit Vélodrome”. Ndeshja mes Marseille dhe Lyon do të luhet në Marsejë më 6 dhjetor.

Lexo më tej: FOTO/ Gurë mbi autobusin e Lyon, 12 qepje për teknikun Fabio Grosso: nuk luhet ndeshja me Marseille

Komisioni i garave të LFP vendosi që ndeshja të luhej në stadiumin Velodrome “pas informacioneve dhe garancive të transmetuara nga prefektura e Bouches-du-Rhone”. Lyon e motivoi apelin e saj me dëshirën “për të mos lënë pa pasoja ngjarjet e konsideruara të papranueshme”, duke këmbëngulur në “seriozitetin ekstrem” të tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *