• |
ide | kryesore

Pezullohet presidenti i Bylis, 4 ndeshje edhe për ‘shefin’ e Egnatias: Disiplina i mbyt klubet me gjoba

F1, Sport
Bylis



Skualifikime e pezullime në Kategorinë Superiore dhe atë të Parë. Shumë punë për Komisionin e Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së, që ka patur në shënjestër dy klube në Superiore. Tirana ka marrë një tjetër gjobë të fortë, 100 mijë lekë, për flakadanët e hedhur nga tifozët e saj në ndeshjen me Egnatian. Gjobë edhe për Skënderbeun, me tifozët korçarë që hodhën sende në fushë në sfidën e humbur me Vllazninë. Skualifikime pastaj për zyrtarët e klubeve. Presidenti i Bylis në Kategorinë e Parë, Besnik Kapllanaj, është ndaluar për dy ndeshje, për fyerje ndaj arbitrit të ndeshjes. Edhe më keq ka shkuar për shefin e klubit Egnatia, Klejdi Zenelaj, që për të njëjtën arsye është ndaluar për 4 ndeshje.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF:

KF Tirana e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende dhe flakadanë në fushën e lojës. Në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, klubi dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Zyrtari i KF Egnatia, Klejdi Zenelaj, e pëson për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 14/1/j të KDE ai dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Skënderbeu e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës. Në bazë të nenit 17/2/c të KDE, klubi dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Skualifikime e gjoba edhe në Kategorinë e Parë

Lojtari i KF Vora, Xhulio Tabaku, e pëson për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 14/1/j të KDE ai dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

AF Elbasani e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës. Në bazë të nenit 17/2/c të KDE, klubi dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i Luzi i Vogël 2008, Daniel Ramazani, e pëson për sjellje ofenduese dhe fyerje ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtarë. Në bazë të nenit 13/2/b të KDE ai dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lexo më tej: Tirana buzëqesh: me Kukësin mendon finalen. Hidhet shorti për gjysmëfinalen e Kupës

Zyrtari i KF Bylis, Besnik Kapllanaj, e pëson për sjellje ofenduese dhe fyerje ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtarë. Në bazë të nenit 13/2/b të KDE numri 1 i Bylis dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Turbina, Bledar Malaj, e pëson për provokim të spektatorëve. Në bazë të nenit 14/1/f të KDE, ai dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *